Flash

Los Angelos Times: Bukuroshja e USC Cindy Marina vendos shumë kapele dhe njëra prej tyre është... kurorë

Lapsi.al 12 June 2019
Los Angelos Times: Bukuroshja e USC Cindy Marina vendos shumë kapele dhe

Kampionia e volejbollit të kombëtares së Shqipërisë Cindy Marina, ka tërhequr vëmendjen e gazetës prestigjoze Los Angelos Times, pas kurorës së fituar si Miss Universe Albania...

Ylli i volejbollit të USC Cindy Marina, e cila është rritur në Temecula, California, është kurorëzuar Miss Universe Albania. Në njërin kontinent, shtatlarta e skuadrës së femrave të USC është krenaria e Great Oak High në Temecula, e nominuar edhe si Lojtarja e Vitit për California Gatorade. Në anën tjetër të globit, volejbollistja Marina vendos kurorën si Miss Universe Albania i ri.

Së shpejti 21 vjeçare, Marina do të përfaqësojë vendin e saj në 2019 Miss Universe, që do të zhvillohet në Korenë e Jugut në fund të dhjetorit— jo shumë kohë pasi sezoni i ardhshëm i volejbollit me USC të mbyllet. Bukuroshja e fitoi kurorën e saj të shtunën në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

E njohur në Shqipëri si modele profesioniste, Marina është gjithashtu një atlete model si shutere për përfaqësuesen e volejbollit të vendit të saj që nga 2015. Skuadra ka përfunduar e dyta në European Volleyball League verën e kaluar.

Marina, që ka lindur në Chicago, është e lidhur me Shqipërinë përmes prindërve me origjinë nga Shkodra: së ëmës, Kristina, që ka luajtur volejboll si profesioniste, por edhe të atin, Ardian, që ka luajtur futboll me kolegjet në SHBA.

Marina, që do të luajë si e rritur sezonin e kaluar, ka kompletuar 711 asists, 214 blloqe dhe 45 pikë nga shërbimi në 48 ndeshje në gati dy vjet me USC. “Është kaq e pabesueshme dhe ky udhëtim është krejtësisht i pabesueshëm,” ka shkruar Marina në një postim në faqen e saj në Instagram. “Po shoh përpara drejt një viti të mrekullueshëm si Miss Universe Albania dhe dua ti falenderoj të gjithë që më kanë mbështetur dhe më kanë dhënë dashuri! Mezi pres të shoh cfarë vjen më pas!”

https://www.youtube.com/watch?v=GZE0_UIXvUk

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI