Flash

Pas refuzimit të Tares, Milan zyrtarizon drejtorin e ri Sportiv: Ricky Massara, vjen me tre talente

Lapsi.al 12 June 2019
Pas refuzimit të Tares, Milan zyrtarizon drejtorin e ri Sportiv: Ricky

Është mbyllur gara për rolin e drejtorit sportiv të Milan me Ricky Massara që kthehet tek kuqezinjtë dhe do t’i bashkohet Paolo Maldini si përgjegjësi në seksionin e ardhshëm të merkatos së futbollit të Milanit. Me ardhjen, më pas, të Zvonimir Bobanit në javët e ardhshme do të quhet të mbyllur bordi i ri i klubit kuqezi, që në fakt është tashmë në punë për të mbyllur goditjet e para verore.

Pas çështjes të mbyllur me Empolin për ardhjen në Milanello të Rade Kruniç për 8 milion euro plus bonus, Maldini, së bashku me Massara, ka planifikuar tashmë tre goditje të nivelit të lartë për riforcuar skuadrën. Objektivi i madh është ai i ndryshimit total të mesfushës, duke blerë edhe dy futbollistë të tjerë, pa përmendur edhe një gjysëm-sulmues të ardhur nga Empoli për ti dhënë Giampaolo një sulmues që ish-trajneri i Sampdorias e preferon. Objektivi i madh i Massara vjen nga Roma, skuadra nga ku drejtori sapo ka shkëputur marrdhëniet për t’u kthyer në Milanelo. Lorenco Pellegrini, mesfushori i datëlindjes 1996, ka një klauzolë zgjidhje kontrate prej 30 milion euro dhe ardhja e mundshme tek verdhekuqtë e Veretout hap një mundësi lamtumirë për të. Ish-lojtari i Sassuolo ishte i kërkuar nga kuqezinjtë dhe vitin e kaluar, por tani Pellegrini mund të bindet nga Massara.

Jo vetëm Pellegrini, një tjetër goditje e madhe si objektiv që vjen nga Roma është Patrik Schick. Qendërsulmuesi çek vështirë se do të përfshihet në projektin teknik verdhekuq dhe për këtë arsye mund të largohert, në kohën kur Xhiampaolo ia ka kërkuar shprehimisht Maldinit dhe Massara dhe do të jetë një bast i madh për projektin kuqezi. Duhen rreth 30 milion euro, ndërsa Milani do të mund të provojë ta marrë në huazim me të drejtë blerje, ose duke propozuar një shkëmbi me Andre Silvën.

Emri i fundit është ai dhe më i nxehti i këtyre ditëve dhe të çon tek Stefano Sensi. Mesfushori i Sassuolos mund të jetë regjizori i ri i Milanit të Giampaolo dhe menaxheri i tij Beppe Rizzo ka takuar drejtuesit e Sassuolos për të kuptuar kërkesat për nisjen e tij. Sassuolo e vlerëson rreth 25 milion euro, ndërsa Milani kërkon ta mbyllë me 20 milion euro, duke përfshirë ndoshta edhe Manuel Lokatelli në tratativë.

Të këshilluara

De Ligt firmos me PSG, Raiola: "Fake news"

"Ky është shembulli klasik i fake news". Mino Raiola likuidon kështu lajmin më të rëndësishëm të ditës, ku flitej për një taktim të tij me drejtuesit e Paris Sa...

21:29

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI