Flash

Kthesa e Bashës/ Nuk kam besim tek dekretet e Metës

Lapsi.al 13 June 2019
Kthesa e Bashës/ Nuk kam besim tek dekretet e Metës

Nëse prej disa ditësh u duk se Partia Demokratike ishte rreshtuar me këmbëngulje në krahun e presidentit, në konfliktin e tij me kryeministrin për anullimin e datës së zgjedhjeve, lideri i PD, Lulzim Basha ka deklaruar sot, se ai nuk ka ndonjë iluzion mbi dekretet e Metës. Basha e bëri këtë deklaratë gjatë pyetjes së një gazetareje në një konferencë shtypi në selinë e PD-së, teksa u pyet nëse do ti kërkonte presidentit edhe shpërndarjen e parlamentit si të paligjshëm.

Prej disa ditësh opinioni opozitar është ndarë në dy kampe të mëdha, së pari në ata që e panë dekretin presidencial si një mundësi për kompromis për të zgjidhur krizën përmes shtyrjes së zgjedhjeve dhe në më radikalët, që mendojnë se çdo lloj zgjidhjeje që vjen përmes uljes në tryezë me Ramën, nuk është e tillë.

Lexo më tej:

Andi Bushati: Opozita po shushatet pas një date

Sot edhe Basha ka marrë krahun e grupimit të dytë duke qëndruar fort në qëndrimin se asnjë zgjidhje nuk mund të vijë nga andej prej nga buron problemi i lidhjes me krimin dhe oligarkët.

"Unë nuk kam asnjë iluzion se Rama që ka ndërmarë një seri aktetsh antikushtetuese do të dëgjojë zërin e arsyes, e në këtë kuptim nuk besoj se dekreti i presidentitt është një zgjidhje. Zgjidhja do të vijë vetëm përmes popullit ashtu sikurse ka ndodhur në të gjitha vendet q janë gjendur përballë rregjimeve të tilla tha ai.

Basha ka përsëritur disa herë mesazhin se as negociata dhe as bisedime me Ramën nga pozita e kreut të qeverisë nuk do të ketë duke nënkuptuar se çdo tentativë për të shmangur krizën në këtë mënyrë nuk është një zgjidhje.

Në sqarimin e dekretit të tij, presidenti Meta argumentoi se ai e kishte marrë aktin e anullimit të 30 qershorit, si një mundësi që palët të gjenin gjuhën e përrbashkët. "Kjo  tha ai- nënkupton edhe tërheqjen nga pozicioni ektrem nuk fals me Ramën si kryeministër".

Me sa uket kjo është pika që tni për tani po rrefuzon Basha i cili mbahen mend për batutën e artikuluar kur shkonte nde në parlament: " Po më gënjeve njëherë, turp për ty, po e bëre për herë të dytë, turp për mua".

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI