Flash

Olsi Rama 16 milionë euro për Salernitanën, nëse Lotito blen Alitalia

Lapsi.al 13 June 2019
Olsi Rama 16 milionë euro për Salernitanën, nëse Lotito blen

Lidhjet futboll-biznes në aksin Shqipëri-Itali janë të forta dhe tani duken edhe më qartë. Ardhja e një ish-laciali si Edy Reja, me sugjerimin e Igli Tares dhe bekimin e kryeministrit Edi Rama (fotoja zyrtare e takimit të teknikut me Dukën u bë në kryeministri) është vetëm një detaj i bashkëpunimit përtej Adriatikut, ashtu si dhe fakti që Tare dhe Lotito janë të pandashëm, edhe kur në mes futet një klub si Milan. E tani një shoqëri shqiptare me në krye Olsi Ramën, drejtorin sportiv të Partizanit, sipas mediave italiane, është gati të shpenzojë 16 milionë euro për ta marrë drejtimin e Salernitanës, klub në vështirësi në Serie B...

Në fakt, Alitalia mund ta lirojë Salernitana e në mes, edhe këtu, është Claudio Lotito dhe shoqëria shqiptare që përfaqësohet nga vëllai i kryeministrit të Shqipërisë dhe presidenti i Partizanit Gazmend Demi. Propozimi për blerjen e kompanisë ajrore italiane, flamur i Italisë në këtë fushë, është prezantuar me rezerva nga numri 1 i Lazio dhe Salernitana. Por nëse Lotito merr fluturimin atëherë në tokë mbetet Salernitana. Vullneti për të ndërmarrë një aventurë të re po merr gjithnjë e më shumë kuota, njëkohësisht edhe idea për të shitur klubin e futbollit: dy grupe janë të interesuar për klubin granata. I pari është një grup italian, tjetri shqiptar.

Ky i fundit udhëhiqet nga Olsi Rama, drejtori i përgjithshëm i Partizanit dhe vëllai i kryeministrit aktual të Shqipërisë. Presidenti i formacionit shqiptar, mik me ish-drejtorin e përgjithshëm të Juventus Luciano Moggi në ditët e ardhshme mund të formulojë një propozim. Me 16 milionë euro operacioni mund të kryhet, edhe pse në muajt e kaluar, Lotito ka refuzuar propozimet që i kanë mbërritur në tavolinë, në veçanti njëra nga një shoqëri (operonte në territorin salernitan) që kishte si qëllim të sillte pak oksigjen për ëndrrat dhe ambicjet e ambjentit granata.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI