Flash

Gjithçka duhet të dini për marrjen si të pandehur të Lulzim Bashës

Lapsi.al 14 June 2019
Gjithçka duhet të dini për marrjen si të pandehur të
Thirrja në prokuri për tu marrë në pyetje si i pandehur, e kreut demokrat Lulzim Basha lidhur me pagesat që PD ka bërë për lobistët amerikanë nuk është një histori e re. Ajo u zbulua fillimisht nga revista e majtë amerikane “Mother Jones” (lexo ketu) e cila shpërtheu e para skandalin që u ndoq njëkohësisht dhe nga Nev York Times apo Zëri i Amerikës në Shqip. Sipas saj lobisti i PD Nik  Muzin, bosi i firmës lobuese amerikane ‘Muzin Capitol Partners, ishte paguar 675 mijë euro nga Partia Demokratike. Në bazë të deklarimeve të vetë firmës lobuese pranë autoriteteve të ShBA, ajo i ka marrë pagesat në tre këste gjatë vitit 2017. Pagesa e parë mban datën 24 mars 2017 dhe është bërë nga firma ‘Biniatta Trade LP”, me një vlerë prej 150 mijë dollarësh, dy pagesat e tjera janë bërë nga Partia Demokratike, njëra më 27 mars, për 25 mijë dollarë, dhe tjetra më 9 qershor për 500 mijë dollarë. Lexo më tej:

Investigimi i “Mother Jones”/ Sa kanë paguar rusët për Bashën në ShBA?

Pas këtij zbulimi në opinionin publik shqiptar kanë ecur paralelisht dy pista. E para ajo se me anë të një shoqërie guackë “Biniatta Trade LP” e cila ishte një nga pagueset e shumës 675 mijë euroshe që i ishin derdhur për llogari të PD-së, paria më e madhe e opozitës ka qenë e financuar nga oligarkë rusë të lidhur me Putinin. Ky version i shkoi shumë për shtat rilindjes e cila me anë të saj gjene alibinë se PD po shan shqipërinë në gjuhë të huaj për ti bërë dëm vendit. E dyta ishte ajo se Lulzim Basha ka shkelur  ligjin shqiptar duke mos deklaruar pranë KQZ-së këto pagesa. Mbi të bie hija e dyshimit se ka fshehur origjinën e këtyre parave. Ende sot disa pyetje kanë mbetur pa përgjigje: Askush nuk e di si i ka siguruar dhe si i ka paguar PD-ja ato para. Askush nuk e kupton pse nuk i ka deklaruar ato. Askush nuk mund të bindet me alibinë e Bashës për donacione të emigrantëve shqiptarë të pa emër dhe të pa adresë. Pikërisht mbi këto fakte dyshohet se po heton prokuroria.

Andi Bushati: Pse duhet kjo përrallë me spiunë të Kremlinit?

Në një deklarim të bërë në 25 mars 2019, pra një muaj pas djegjeve të mandateve dhe protestave opozitare, me tone shume politike prokuroria i “përgjigjej interesimit të mediave” duke e justifikuar kështu veprimtarinë e saj: “kanë rezultuar dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se ka një diferencë thelbësore mes deklarimeve të bëra zyrtare për shpenzimet e bëra nga subjekti PD dhe shpenzimeve reale që ky subjekt ka bërë. Ky subjekt ka deklaruar vetëm shumën prej 25 000 dollarësh, dhe nuk ka bërë deklarime për shumën prej 650 000 dollarësh. Sipas akteve të ardhura nga letërporositë e mbërritura nga SHBA-ja dhe Skocia, rezultojnë në mënyrë të qartë pagesat e bëra dhe të padeklaruara, çfarë nënkupton se subjekti PD nuk ka bërë asnjë deklarim për këto pagesa në kundërshtim me ligjin”.

Kush është lobisti i Bashës, Nick Muzin ish-këshilltari i senatorit Ted Cruz

Por dyshimet janë se nëse shumica qeverisësse e ka përdorur për propagandë retorikën e parave ruse, ajo po përdor në të njëjtën masë edhe cështjen juridike për intereesat e saj politike. Disa kohë më parë Lapsi.al hulumtoi në një shkrim krahasuaes gjuhën justifikuese që organi i akuzës përdorte kur ishte rasti për moshetimin e Vangjush Dakos dhe gjuhën akuzuese kur fliste për fajësinë e Bashës. (Lexo këtu) Në këtë linjë ka dalë dje edhe sekretari i PD Gazmend Bardhi që ka theksuar se Rama po e përdor prokurorinë për këtë shtje sa herë gjendet në vështirësi Ai ka evidetuar përkimet kohore se si kjo aferë ka dalë në plan të parë sa herë dilte një problem me dosjen e Tahirtit, Fatmir Xhafës apo Vangjush Dakos dhe tani në prag të 30 qershorit (Lexo këtu) Natyrisht nuk ka dyshim se kësaj çështjeje i duhet shkuar deri në fund dhe se do ishte në të mirën e të gjithëve që pikpyetjet e ngritura më lart të zbardhen për publikun. Do ishte po ashtu në interesin public që të tregohej se Lulzim Basha nuk është një njeri mbi ligjin dhe të jepte llogari për veprimet e tij. Por aq sa i rëndësishëm është ky dimension i drejtësisë, para së cilës të gjithë duhet të jenë të barabartë, po aq të rëndësishme janë edhe dyshimet se në këtë rast kemi të bëjmë me një hakmarrje selektive. Koha kur lideri i opozitës po merret si i pandehur, përkimet kohore të ndezjes së kësaj çështjeje sa herë mazhorana është në hall, si dhe gjuha që prokuroria ka përdorur në deklaratat e saj të bëjnë të dyshosh jo pak. Pavarësisht teatrit banal të kryeministrit me militantët e tij që bënte sikur nuk dinte gjë për marrjen të pandehur të rivalit të tij politik (lexo këtu), idiciet e një hetimi që po përdoret janë shumë të forta. Dhe këtu rreziku nuk lidhet me Bashën, Ai është më i madh. Ai ka të bëjë me riskun e një faze të re ku drejtësia po kalon nga pasiviteti kundrejt të gjitha palëve në goditjen e krahut më të dobët. Dhe efektet e një drejësie të tillë i kemi ende të pa shkulura nga memoria. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI