Flash

Kjo është letra që aktorja meksikane i shkruajti të bijës para se të ndërronte jetë

Lapsi.al 14 June 2019
Kjo është letra që aktorja meksikane i shkruajti të

Ndarja nga jeta e aktores së famshme Edith Gonzales, e njohur për rolin e saj si Salome në Shqipëri, ka tronditur kinematografinë në Meksikë e më gjerë.

Ajo mbylli sytë të enjten në moshën 54-vjeçare, 3 vjet pasi ishte diagnostikuar me kancer në vezore që u tha se e mposhti në 2017-n.

Edith la pas bashkëshortin dhe një vajzë 14-vjeçare, të cilën e kishte shum ëpërzemër.  Një vit më parë ajo madje shkroi një letër për të bijën Constanza.

Constanza erdhi në jetën e Edith Gonzalez kur ishte 40 vjeç dhe kur aktorja besonte se nuk mund do të mund të bëhej më nënë. Megjithatë, ajo u bë forca e saj për të ecur përpara, veçanërisht gjatë luftës kundër kancerit në vezore.

Letra e plotë kushtuar të bijës:

“Një ditë ti më njoftove se po vije, duke dominuar trupin tim, duke e transformuar, pa ndjenja false. Ndjeva rritjen tënde, ardhja jote ishte e fortë, delikate, e shumëpritur, e bukur.

Dhe kur dole nga mitra ime ti më bëre nënë. Unë munda të mbaja në krahët e mi një qenie që më zgjoi thellësisht ndjenjat e mëmësisë. Pak nga pak më mësove se prindërit mund të jenë një guidë në detin e gjerë që është jeta. Ky det që kaq shumë e do dhe në të cilën të është dashur të përballesh me valë të ka bërë të dalësh dhe më inteligjente.

Jo e dashur, jeta nuk është e thjeshtë por është e bukur. Ti ke një zemër të madhe, inteligjencë dhe shpirt bujar. Jam aq e plotësuar me ty, aq krenare kur shikoj si rritesh dhe kthehesh në guximtare dhe krijon një identitet tëndin të adhurueshëm, të gjallë, të fortë dhe të përkushtuar.

Costanza, Constanza ime, vogëlushja ime, qielli im, zemra ime, gjithçka e imja. Gjithçka është e jotja  kur vendos të rritesh si valët, të dominosh horizontin, të sfidosh pushtetin e ujit, për të realizuar të gjitha dëshirat e tua.

Je vajza ime e bukur, vetëm të them faleminderit që më dhe mundësinë të jem nëna jote, të shikoj ëndrrat e tua dhe të shikoj tek ty mrekullinë e jetës. Gjithmonë do të jemi të kapura përdore, pasi në fund të gjithë jemi pluhuri i yjeve. Gëzuar ditëlindjen! Të dua vogëlushe”.

Të këshilluara

Naomi Campbell pozon nudo (FOTO)

Në një shkretëtira në Kenia, Naomi ka pozuar për revistën e njohur British Vogue nudo të cilën e ka publikuar në Instagram. E zhveshur vetëm më një zinxh...

14:08

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI