Flash

Rekordi/ Akorduan një gol fantazëm, arbitrat e ndeshje pezullohen 75 javë

Lapsi.al 15 June 2019
Rekordi/ Akorduan një gol fantazëm, arbitrat e ndeshje pezullohen 75

20 ndeshje pezullim për arbitrin kryesor, 30 për asistentin 'katastrofë', 20 për arbitrin e katërt e 5 për asitentin e dytë. Janë këto dënimet ekzemplare kundër katërshes arbitrale që, në ndeshjen mes Cerro Porteño e Sportivo San Lorenzo (java e 19 e turneut të Apertura paraguajane), ka akorduar një gol fantazëm ndaj formacionit mik në 1 majin e kaluar. Sanksioni do të fillojë në kampionatin e Clausura.

Episodi që ka shkaktuar tërbimin e Cerro Porteño, presidenti i të cilit arriti deri në kërcënimin e tërheqjes së skuadrës, ndodhi në minutën e 74 kur goditja nga jashtë zonës e Sebastian Fernandez goditi traversën e pastaj u përplas një metër larg vijës së portës. Një episod i qartë për të gjithë por jo për katërshen arbitrale që mori vendimin më të keq të mundshëm.

Si asistenti Digo Silva ashtu dhe arbitri Cristian Aquino kanë pranuar gabimin e tyre në një konferencë për shtyp duke u pajtuar me dënimin e ashpër të vendosur nga komisioni arbitral. "Gabova, më vjen keq e turp, dua ti kërkoj ndjesë Cerro Porteño e të apasionuarve të sportit" ka thënë asistenti. "Marrim përgjegjësinë tonë për gabimin" ka shtuar arbitri.

"Një moment shpërqendrimi sjell fatalitetin, ishte një gabim njerëzor, i paqëllimshëm, por ishte serioz dhe duhet të marrim përgjegjësitë tona", tha shefi i arbitrave Horacio Elizondo.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI