Flash

Pogba i hap rrugën Juventus: "Pas tre vjetësh në Manchester dua një sfidë të re"

Lapsi.al 16 June 2019
Pogba i hap rrugën Juventus: "Pas tre vjetësh në Manchester

Paul Pogba del hapur e nga Tokyo, ku ndodhet për një event, deklaron se dëshiron të largohet nga Manchester United: "Jam në Manchester prej 3 vjetësh e kam patur momente të bukura e të këqija, si në cdo eksperiencë - thotë francezi -. Pas këtij sezoni e pas gjithë asaj që ndodhi në këtë sezon, që ishte viti më i miri i imi absolutisht, besoj që për mua është më mirë të kërkoj një sfidë të re diku tjetër. Po mendoj për këtë".

Fjalë që nuk lënë vend për interpretim: pasi u rikthye tek Red Devils në 2016, mesfushori ka vendosur të ndryshojë përsëri ambjent e janë dy, për momentin, mundësitë për një lojtar që vlerësohet rreth 100 milionë euro. Real Madrid i Zidane që e kërkon prej kohësh e është në avantazh ndaj konkurentëve, por edhe Juventus ku Pogba do të kthehej me kënaqësi. Nedved e Raiola, në takimin e zhvilluar në Montecarlo, kanë folur edhe për këtë.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI