Flash

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Falcao mbron Messi-n: "Nëse shënon një gol, njerëzit do të kërkojnë dy!"

Lapsi.al 17 June 2019
Falcao mbron Messi-n: "Nëse shënon një gol, njerëzit do

Radamel Falcao e ka mbrojtur Lionel Messi-n, duke thënë se numri 10 ka "paguar" mjaftueshëm për të qenë lojtari më i mirë në botë. Messi, ka rritur zhgënjimin me Argjentinën duke nisur Kupën e Amerikës, me humbjen 2-0 ndaj Kolumbisë.  Një humbje që ka rritur pakënaqësinë ndaj tij.

Ndërkohë, sulmuesi i Monaco Radamel Falcao mendon se kritikat ndaj yllit të Barcelona-s janë të padrejta.

"Messi ishte gati për të shënuar kundër nesh, por është e sigurt se do të shënojë  në ndeshjet e ardhshme", ka thënë Falcao pas fitores së Kolumbisë.

"Nëse Messi shënon një gol, njerëzit do të kërkojnë dy. Nëse ai shënon nga një goditje e lirë, njerëzit do të thonë se muri nuk ishte vendosur si duhet. Nëse Argjentina humbet, do të flasin sikur të ishte faji i tij. Ky është çmimi për t'u paguar kur je lojtari më i mirë në botë".

Falcao, i cili luan së bashku me James Rodriguez, Davinson Sanchez, Juan Cuadrado apo Zapata, në mënyrë legjitime mund të ketë ambicie me Kolumbinë, e cila nuk ka fituar Copa America që nga viti 2001.

"Ne nuk mund të mendojmë se jemi favoritë pasi të mposhtëm Argjentinën e Messi-t," tha ai. "Kjo është një rrugë e gjatë. Ne jemi vetëm në fillim dhe gjithçka mund të ndodhë. Nëse bini në gjumë në këtë turne, ju humbni."

Kolumbia do të përballet me Katarin dhe do të mbyllë fazën e tij të grupeve të dielën kundër Paraguajit.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI