Flash

Dave Mustaine konfirmoi dje publikisht se është diagnostikuar me kancer në fyt

Lapsi.al 18 June 2019
Dave Mustaine konfirmoi dje publikisht se është diagnostikuar me

Një prej emrave më të mëdhenj të rokut në botë, Dave Mustaine konfirmoi dje publikisht se është diagnostikuar me kancer në fyt.

Në një deklaratë lideri i grupit ikonë të rokut metal Megadeth u shpreh se ka kaluar shumë pengesa në jetë dhe kjo është vetëm një prej tyre.

“Është sigurisht diçka që duhet respektuar dhe duhet përballuar me kokën lart- por unë kam kaluar plot pengesa.”, shkruajti Mustaine, “Po punoj nga afër me doktorët dhe kemi bërë një plan trajtimi i cili ata thonë se ka rezultuar i suksesshëm në 90% të rasteve. Trajtimi ka nisur tashmë.”

Mustaine njoftoi gjithashtu se për shkak të kësaj, Megadeth ka anuluar datat e koncerteve. Ai gjithashtu zbuloi se kolegët e grupit: basisti David Ellefson dhe kitaristi Kiko Loureiro, po punojnë për një album të ri i cili do të jetë vazhdimi i albumit “Dystopia” në 2016-ën.

Dave Mustaine u bë i njohur në mes të viteve ’80, kur pasi u përjashtua nga grupi Metallica, vendosi të krijonte një grup roku që do të ishte si Metallica, por shumë më i fortë në tingull.

Eksperimenti i tij qe një sukses pasi albumi i parë i Megadeth në 1985-ën: “Killing is my business…and the business is good” u prit shumë mirë si nga kritika, ashtu edhe publiku. Megadeth është nominuar 11 herë për çmime Grammy.

Të këshilluara

Jennifer dhe Adam rrëfejnë puthjen në film

Jennifer Aniston dhe Adam Sandler janë protagonist të prodhimit kinematografik “Murder Mystery”. Aktorja e njohur Aniston është shprehur për prapaskenat e këti...

11:50

Kim K merr përsipër 5 mijë të burgosur

Kim Kardashian para disa ditësh ishte për një vizitë në Shtëpinë e Bardhë dhe në fjalimin e mbajtur dha një lajmërim të rëndësishëm. Ajo tregoi se ka nisur bash...

11:15

Hiqej si George Clooney, arrestohet italiani

Një burrë italian, i cili njihej nga policia si personi që pretendote se ishte George Clooney për të shitur veshje online, është arrestuar pas disa viteve në ar...

10:05

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI