Flash

Personazhet që nuk përdorin instagram

Lapsi.al 18 June 2019
Personazhet që nuk përdorin instagram

Shumë njerëz janë bërë të famshëm dhe të pasur vetëm nga Instagrami dhe nëse ky aplikacion nuk do te ekzistonte, me siguri as ata vetë nuk do të ekzistonin.

Gjithashtu Instagrami është kthyer edhe në burim informacioni dhe lajmesh ku mjafton një postim nga yjet e Hollywood-it, ti mund të marrësh vesh çdo gjë që ata po bëjnë Ndërkohë që Kardashians ndajnë çdo gjë me ndjekësit e tyre, qoftë dhe lëvizjen e tyre më të vogël, ka shumë të famshëm që nuk e kanë këtë tendencë, madje refuzojnë që të kenë një llogari në Instagram.

Një ndër ta është aktorja e njohur shumë simaptike Jennifer Lawrence. Ajo është shprehur që nuk është e mirë në përdorimin e rrjeteve sociale dhe nuk është aspak fanse e teknologjisë.

Binjaket e famshme Mary-Kate dhe Ashley Olsen nuk kanë gjithashtu një llogari në Instagram. Ato janë shprehur që e kanë të shenjtë privatësinë e tyre dhe nuk dëshirojnë që të ndajnë gjëra nga jeta e tyre me gjithë botën.

“Duket sikur të gjithë përpiqen që të tregojnë një jetë perfekte në Instagram, ndërkohë që në fakt nuk e kanë dhe për këtë arsye unë nuk mund të bashkohem me pjesën tjetër që kanë Instagram”, është shprehur aktorja Emma Stone. Ndërkohë që për Kristen Stewart të përdorësh Instagram është kaq e mërzitshme dhe e bezdisshme. “Instagrami ka tendencë që ti të bëhesh dikush që të të pëlqejnë të tjerët me patjetër dhe unë nuk dua të bie në këtë grackë”, është shprehur aktorja Kate Winslet.

Jennifer Aniston nuk preferon që të ketë një llogari në Instagram për arsyen e thjeshtë se është kaq stresuese. Gjithashtu ajo është shprehur që të shoh njerëz apo dhe fëmijë që rrijnë gjatë gjithë kohës në telefon më bën që të mërzitem kaq shumë.

“Unë jam i modës së vjetër”, është shprehur aktori Bradley Cooper se pse nuk përdor Instagram, por që nuk ka nguruar të pranojë se Instagrami është një mënyrë e mirë për të promovuar veten dhe projektet.

“Dua të jetoj vetëm momentin”, është shprehur aktorja Julia Roberts, e cila ka shtuar se e dinte shumë mirë që nëse do kishte Instagram do humbiste shumë kohë duke qëndruar në këtë rrjet social. Gjithashtu ajo ka pohuar që këtë gjë do që t’ua transmetoj edhe fëmijëve të saj në të ardhmen. “Të ndash gjithçka se çfarë bën me të tjerët më duket kaq e çuditshme”, ka thënë Scarlett Johansson.

 

 

 

 

 

 

Të këshilluara

'Aladdin' hedh nga froni 'John Wick 3'

“Aladdin”, ku Will Smith interpreton Xhindin, kryeson në box office që në fundjavën debutuese arkëtoi 86.1 milionë dollarë. “John Wick 3” zbriti nga froni du...

16:48

10 seriale për tu parë gjatë verës

Kjo verë sjell shumë seriale të reja. Njihuni me 10 serialet e reja që do të dalin në verën e 2019-ës: “Big Little Lies”- Sezoni i dytë “Stranger Thing...

15:35

A është Marina Vjollca shtatëzanë?

Ata kanë zgjedhur të kalojnë pushimet e nxehta të verës në një qytet të freskët si Londra. Marina dhe Getoari po qëndrojnë në një suitë të stilit klasik të a...

15:12

Marvel sjell Spider Man 4

Marvel shpërndau një teaser misterioz që njofton projektin “Spider-Man 4”. Publikimi që i ngacmoi fansat tregon numrin 4 brenda një rrjete merimange. Nuk dihet ...

13:41

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI