Flash

Douglas Costa merr vendimin për Juventus: "Nuk e njoh Sarri, por do bëjmë gjëra të mëdha"

Lapsi.al 19 June 2019
Douglas Costa merr vendimin për Juventus: "Nuk e njoh Sarri, por do

"E ardhmja? Kam tre vjet të tjerë kontratë me Juventus e jam i bindur që do qendroj". Nga Capo Verde, ku po kalon pushimet, Douglas Costa fshin cdo dyshim mbi qendrimin e tij në Torino. Sulmuesi i krahut brazilian ka folur edhe për teknikun e ri të bardhezinjve, Maurizio Sarri: "Nuk e njoh personalisht, por e kam parë të punoj në Napoli. Ka bërë një sezon fantastik e besoj se do të bëjmë gjëra të mëdha".

I përfolur si pranë Manchester United (si pjesë e këmbimit në cështjen Pogba) e Psg, Douglas Costa e ka bërë tashmë të qartë se dëshiron të qendrojë në Torino, ku vitin e ardhshëm do të ketë një konkurent më shumë, Aaron Ramsey. "Nuk e njoh personalisht as Ramsey, sepse ndjek më shumë Serie A se Premier League. Por nëse Juventus e ka marrë atëherë është një lojtar i madh. Juventus nuk blen lojtarë të nivelit mesatar".

Për luftën titull të sezonit të ardhshëm, braziliani pranon se "cdo vit është më e vështirë, tani që Conte është tek Inter, e tek Napoli është Ancelotti. Të gjithë forcohen, do të jetë një kampionat shumë i vështirë, por prioriteti ynë është të përmirësohemi cdo ndeshje edhe në Champions. Është objektivi ynë kryesor, edhe pse Juventus kërkon të fitojë cdo turne ku merr pjesë".

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI