Flash

Kupa e Amerikës/ Brazilit i anullohen tre gola: Venezuela e favorizuara e VAR në dy ndeshjet e luajtura

Lapsi.al 19 June 2019
Kupa e Amerikës/ Brazilit i anullohen tre gola:  Venezuela e favorizuara e

Një Brazil i pasaktë por edhe shumë pa fat në barazimin 0-0 kundër Venezuelës, duke u gjendur tashmë në një situatë jo shumë komode në Kupën e Amerikës të diskutuar në shtëpi: me 4 pikë, po aq sa Peru që në ndeshjen e fundit duhet të luajë kundër tyre ndeshjen e fundit të grupit (peruanët u imponuan 3-1 kundër Bolivisë, me Guerrero, Farfan e Flores që iu përgjigjën Moreno). Selecao e dominoi ndeshjen, por iu anulluan tre gola, dy nga Var.

Mbrëmje e mallkuar për Brazilin në Salvador de Bahia, ku një paraqitje e mirë difensive e Venezuelës, i imponon yjeve të Tite një 0-0 të rrezikshëm. 5 herë kampionët e botës dominuan gjatë sidomos në zotërimin e topit, duke ndërtuar aksionet të panumërt, por pa mundur të gjejnë devijimin fitues. Për më tepër, në rastet në të cilat shkojnë në gol (janë tre), arbitri e Var nuk e vlerësojnë. Nga ana tjetër duhet përgëzuar edhe formacioni i Rafael Dudamel, i vendosur mirë në fushë dhe i aftë të krijojë edhe raste për të marrë surprizisht fitoren e ndeshjes. E tani kalimi i grupit është në dyshim për të tre skuadrat e para të Grupit A.

Goli i minutës së 38' nga Firmino është anulluar nga arbitri për një faull të sulmuesit të Liverpool ndaj Villanueva. Sulmuesi ka parë ti anullohet edhe devijimi në portë nga fare pranë, në minutën e 60, për pozicion jashtë loje. Vetëm tre minuta nga fundi, u duk se Brazili mori fitoren, por edhe në assist të Everton, VAR ka sinjalizuar pozicionin jashtë loje të Coutinho. Venezuela merr kështu barazimin e dytë 0-0 në dy ndeshje, me katër gola të pësuar, e më pas të anulluar me VAR. E tani ndeshje me Bolivinë e vendit të fundit, mund të përziejë kartat e grupit, edhe ato të Brazilit të mrekullueshëm.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI