Flash

Rikthimi i jashtëzakonshëm: Barcelona bën ofertën për Neymar

Lapsi.al 19 June 2019
Rikthimi i jashtëzakonshëm: Barcelona bën ofertën për

Rikthimi i Neymar në Barcelona duket gjithmonë e më i mundshëm. Sinjale të kryqëzuara mes Parisit dhe Katalonjës duket se ëndrrën e pamundur po e transfomojnë në një operacion të realizueshëm. Shenja e fundit vjen nga e përditshmja Sport që në rubrikën e saj "Confidencial" na tregon se dhoma e zhveshjes së Barcelona ka dhënë miratimin për rikthimin e brazilianit me fanellën blaugrana: "Është një ndjenjë e përhapur, aq shumë saqë disa lojtarë kanë kontaktuar Neymar duke e ftuar atë të vazhdojë këtë negociatë, si dhe duke e pyetur mbi gjendjen e gjërave". Një qëndrim që nuk u vërtetua aspak për Griezmann, i cili sipas disa "spiunëve" të dhomës së zhveshjes duket se nuk është i mirëpritur nga shokët e skuadrës. Këto të dhëna i janë shtuar një fjalie të artikuluar nga Neymar "Dëshiroj të kthehem në shtëpi, në të vërtetë nuk duhej të isha larguar kurrë") dhe informacionit të fundit të transmetuar nga kanali televiziv Gol: "Neymar po kërkon një shtëpi në Barcelonë". Në realitet, ai është duke u përpjekur për të marrë përsëri shtëpinë ku jetoi në aventurën e mëparshme katalanase.

 

Situata e Parisit duhet gjithashtu të analizohet. Referencat e dhëna në intervistën për L'Equipe nga presidenti Nasser Al-Khelaïfi janë shumë eksplicite: te PSG nuk do të tolerohen individualizmat, nga ana tjetër askush nuk e ka detyruar Neymar me armë për të nënshkruar kontratën me ne. Pozita e Leonardo, drejtori i ri teknik i klubit francez, mbetet për t'u analizuar. Në shikim të parë, mund të mendoni se një ekzekutiv brazilian mund të jetë i prirur ndaj një prej bashkatdhetarëve të tij, ndoshta edhe duke favorizuar stilin e tij të jetesës. Nuk është kështu. Në të vërtetë shenjat që vijnë nga Paris Saint Germain tregojnë se Leo është një nga mbështetësit kryesorë të nevojës për të shitur Neymar.

Në këtë pikë ju duhet një sërë detajesh për ta realizuar këtë operacion. Duke supozuar se Barcelona sot është pretenduesi i vetëm i lojtarit dhe prandaj nuk ka konkurrencë, është e paimagjinueshme që të paguhet e njëjta shifër që u pagua për kalimin e në drejtimin e kundërt të lojtarit. Propozimi i Barcelonës parashikon 100 milionë euro plus tre lojtarë që duket se pëlqehen nga Tuchel, trajner i PSG: Mbrojtësi Umtiti, mesfushori Rakitiç dhe sulmuesi Dembelè, tre lojtarë që nuk konsiderohen titullarë te Barça në të ardhmen e afërt. Natyrisht për të kompletuar dominon përveç "po"-së së qartë të Neymar (ndoshta edhe me heqjen dorë nga një pjesë e super angazhimit) është i nevojshëm pëlqimi i tre lojtarëve të tjerë. Por raketa është në pozitat e nisjes dhe përshtypja është se mundësia nuk do të shpërdorohet.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI