Flash

"Conte më merr në telefon 10 herë në ditë": Ausilio tregon teknikun asfiksues dhe premton 3-4 blerje

Lapsi.al 20 June 2019
"Conte më merr në telefon 10 herë në ditë":

Piero Ausilio bën një përshkrim të shpejtë të merkatos së futbollit të Inter, duke treguar të dhëna të rëndësishme mbi linjën që do të ndjekë shoqëria: "Do të marrim 3 ose 4 lojtarë, duke i dhënë prioritet kualitetit përpara sasisë, por emra është e kotë të përmendim, në këtë fazë ka pak kuptim. Po punojmë". Më pas Drejtori Sportiv i zikaltërve flet për raportin me teknikun Antonio Conte. Ish-juventini njihet për karakterin e tij të fortë dhe vullnetin e paepur për të arritur rezultatin e ajo që tregon Ausilio i përshtatet plotësisht përshkrimit për Conte: "Më merr në telefon 10 herë në ditë për të mësuar të rejat nga merkato, por tekniku e vlerëson organikën që ka në skuadër".

Ausilio, në një event në Cesena për të folur për futboll, konfermon se ka ndjekur ndeshjen Angli-Francë në Europianin Under 21 por nuk zbilancohet: "Përfitova për ti hedhur një sy disa elementëve të prespektivës, duke patur parasysh edhe ftesën e marrë për organizimin e eventit. E thënë kështu, po ndjekim shumë profile lojtarësh".

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI