Flash

Drejtuesi i Instagram: Serena Gomez më bën me depresion

Lapsi.al 20 June 2019
Drejtuesi i Instagram: Serena Gomez më bën me depresion

Drejtuesi i Instagram ka reaguar ndaj deklaratave të këngëtares Selena Gomez, e cila thoshte se rrjeti social mund ta bëjë me depresion.

Adam Mosseri foli për Radio 1 Newsbeat duke sqaruar se ngacmimi në internet duhet të trajtohet si pjesë e një plani më të gjerë. Reagimi i tij erdhi pasi Selena Gomez zbuloi se e mban Instagram në telefonin e dikujt tjetër dhe bën log in në mënyrë periodike pasi ndikon keq në gjendjen e saj psikologjike.

Për këtë, Mosseri tha se nuk dëshiron që njerëzit të “marrin depresion” nga platforma, por Instagram “nuk mund t’i ndalojë njerëzit të thonë gjëra të keqe”.

“Nuk do ta përgjithësoja përvojën e Selena Gomez-it në Instagram si një përvojë që mund të jetë edhe e imja apo e dikujt tjetër. Ajo ka mbi 100 milion ndjekës. Është një botë krejt tjetër. Ne nuk duam që njerëzit të bien në depresion duke përdorur aplikacionin tonë, por s’mundemi as t’i ndalojmë njerëzit të shajnë”, u shpreh Mosseri.

Ndër të tjera, shpjegoi se kritikat që merr Instagram janë të shëndetshme pasi mund të ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve që ndodhin në internet.

Të këshilluara

Rihanna, femra më e pasur në muzikë

Rihanna pasi ndërtoi një perandori me karrierën e saj në muzikë, linjën e bukurisë dhe linjën e të brendshmeve, ajo është zyrtarisht këngëtarja më e pasur në bo...

17:24

Albano Bogdo prezanton të dashurën

Ditën e sotme, Albani ka vendosur të ndajë me ne një foto me personin që e bën të lumtur. “Dashuria e jetës sime.”- shkruan ai dhe duket se kështu na prezantoi...

16:38

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI