Flash

Humbin 4-0 e ngushëllohen me prostituta: përjashtohen tre lojtarë nga grumbullimi

Lapsi.al 20 June 2019
Humbin 4-0 e ngushëllohen me prostituta: përjashtohen tre lojtarë

Pas dezertimit të kapitenit të kombëtares së Kubës, Yasmani Lopez, që, si raportojnë mediat e ishullit, ka humbur gjurmët pas ndeshjes së parë kundër Meksikës (luajtur në Pasadena e humbur 7-0), Gold Cup - turneu i organizuar nga Concacaf - prodhon sërisht lajm për një episod jashtë fushës. Në rastin specifik, përjashtimi nga grumbullimi i i Nikaraguas i tre lojtarëve - mesfushori Marlon Lopez, qendërmbrojtësi Carlos Montenegro e sulmuesi Carlos Chavarria - për motivin se e kanë kaluar natën me prostituta në hotelin e skuadrës pak orë nga humbja (4- 0) kundër Costa Rica.

Vendimin për masën e ka marrë tekniku Henry Duarte, bashkë me Football Association të Nikaraguas. “Vendosëm të përjashtojmë tre lojtarët për një thyerje të rëndë disiplinore në mbrëmjen e të dielës 16 qershor, vetëm katër orë pas ndeshjes - lexohet në komunikatën për shtyp - e tani Nikaragua do ta vazhdojë Gold Cup me vetëm 20 lojtarë”. Sipas The Sun, Chavarria, Montenegro e Lopez janë identifikuar nga security pas vizionimit të xhirimeve të telekamerave të hotelit. “Pasi u informuam nga siguria dhe pashë videot, i thashë Montenegro e Chavarria të bënin valixhet e të iknin - tregoi Duarte - ndërsa kur vajta në dhomën e Lopez, një vajzë doli nga dushi, kështu që i thashë të vazhdonte qejfin, por kur të mbaronte të ikte në shtëpi”.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI