Flash

Pas publikimit të fotove nudo, modelja i kundërvihet Bella Thorne

Lapsi.al 20 June 2019
Pas publikimit të fotove nudo, modelja i kundërvihet Bella Thorne

Në fillim të kësaj jave, një haker kërcënoi aktoren e njohur, Bella Thorne që do i publikonte fotot e saj nudo. Por Bella vendosi që gjëja më e mirë ishte të rimerrte fuqinë e saj dhe t’i publikonte vetë fotot: “Shkofsh në djall ti dhe fuqia që mendon se ke mbi mua.”

Shumë e duartrokitën për atë që bëri, por kishte dhe të tjerët që e fajësuan. Një ndër to ishte moderatorja e njohur, Whoopi Goldberg që u shpreh se ishte i gjithi i faji i Bellës.

“Nëse je e famshme, nuk më intereson sa vjeç je. Nuk i bën foto nudo vetes. Në momentin që e bën foton, shkon në Cloud dhe është i aksesueshëm nga çdo haker që e do, dhe nëse nuk e di këtë në 2019, ky është problemi. Më vjen keq. Thjesht nuk bëhen këto gjëra.”

Dhe Bella nuk mundi të mos reagonte, pasi komentet e Whoopit e kishin lënduar dhe e kishin bërë të ndihej keq. E përlotur në një video në Instagram, ajo u shpreh: “Nuk do gënjej, dua të them që ndihem shumë e shpifur. Ndihem shumë e shpifur, Whoopi, duke ditur që të gjithë i panë gjërat e mia. Dhe thjesht dua të them që pasi pashë atë intervistë, u ndjeva keq për veten. Dhe shpresoj të jesh e lumtur. Realisht. Shpresoj të jesh shumë e lumtur… Je e çmendur që mendon gjëra kaq të tmerrshme në një situatë kaq të trishtë.

Të këshilluara

Miriam Cani, sërish shtatëzanë (Video)

Alban Skënderaj ka qenë në një koncert në Prishtinë dhe ka dhënë një lajm mjaft të ëmbël. Ai ka ftuar bashkëshorten e tij, Miriam Canin, në skenë për të këndua...

10:04

Gashi tregon kushtin për të dashurën e tij

Gashi ka qenë shumë i zënë kohët e fundit, duke publikuar muzikë të re dhe duke dhënë koncerte ne qytete te ndryshme në SHBA. Por edhe pse fillimi i vitit isht...

17:04

Edona Llalloshi vjen me këngë të re (VIDEO)

Edona Llalloshi vjen sërish me një këngë të re. Këtë herë Edona ka publikuar këngën me titull ‘U bo çka u bo’. Këngës i është realizuar edhe videoklipi, i ci...

15:21

‘Murder Mystery’ , rekord shikueshmërie

Filmi më i fundit i Adam Sandler për Netflix, ‘Murder Mystery’ ka thyer një rekord të madh. Aktori, i cili ka nënshkruar një marrëveshje katër-vjeçare me Net...

14:43

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI