Flash

Ten Hag rinovon me Ajax deri në 2022: "E fillojmë aty ku e lamë"

Lapsi.al 20 June 2019
Ten Hag rinovon me Ajax deri në 2022: "E fillojmë aty ku e
Erik ten Hag ka rinovuar kontratën me Ajax deri në 2022, duke e shtuar edhe me dy vite të tjerë akordin e mëparshëm që skadonte në qershor 2020. Në krye të Heshtarëve që në 1 janar 2018, tekniku hollandez në sezonin që sapo u mbyll ka fituar kampionatin e kupën kombëtare, duke arritur deri në gjysëmfinale të Champions League pasi eleminoi Real Madrid e Juventus. Njoftimin e ka bërë vetë klubi në profeilet sociale. Ajax mban shtrënguar trajnerin që i lejoi të kthehej në krye të kampionatit Eredivisie, pas një mungese prej 4 vjetësh, por mbi të gjitha e bëri përsëri të madh në Europë. Ecuria e jashtëzakonshme e de Ligt e të tjerëve në Champions League është ende në sytë e të gjithëve e vetëm një gol i Lucas Moura në sekondën e fundit i mohoi hollandezëve finalen e Madrid e mundësinë për të fituar Tripletën historike. "Jam shumë i lumtur. Përjetuam një vit fantastik e tani duam të përmirësohemi, duke ndihmuar klubin të shkojë përpara - janë këto fjalët e ten Hag në faqen zyrtare -. Rezultatet që kemi arritur deri tani kanë qenë fantastikë. Do të jetë një punë e vështirë për tu përsëritur. Do të fiksojmë përpsëri objektivat tanë e do të provojmë ti arrijmë". Vetëm se duhet ta bëjë pa të paktën dy nga pedinat fondamentale si Jong (tek Barcelona) e de Ligt.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI