Flash

Kupa Amerikës: Japonia e shtyllat frenojnë Uruguajin

Lapsi.al 21 June 2019
Kupa Amerikës: Japonia e shtyllat frenojnë Uruguajin

Uruguaji komplikon kualifikimin në Kupën e Amerikës me barazimin përballë Japonisë. Pas fitores në debutim kundër Ecuador, formacioni Celeste ndalet në 2-2 nga aziatikët. Madje, i është dashur të rikuperojë dy herë rezultatin: Miyoshi kalon në avantazh Japoninë në të 25' e 59'. Në fillim penalltia i dha barazimin e përkohshëm me Suarez në të 33', përpara se Gimenez të fiksojë shifrat në të 66'.

Dy skuadrat vinin nga një 4-0 në ndeshjen e parë të turneut, edhe pse Uruguaj ishte një sukses, ndërsa për Japoninë një dështim i plotë përballë Kilit. Ky fakt ishte mjaftueshëm që të mos pritej një ndeshje me të ekuilibër në Porto Alegre. Por ndërkohë, Celeste u detyruar të ndalojë përballë një Japonie të vendosur mirë në fushë e që i krijoi shumë probleme të besuarve të Tabarez, që duhet thënë se ishte edhe e pafat me dy shtyllat e goditura nga Cavani e Suarez.

Në fund Uruguay mund edhe ta fitonte ndeshjen, pikërisht në goditjen me kokë të Suarez, 10 minuta nga fundi, që u përplas në traversë. Japonia në fakt i gëzohet pikës së parë, që është edhe e merituar, e në ndeshjen e fundit duhet të luajë përballë Ecuador, që është edhe kundërshtari më i thjeshtë, duke qenë se ka kaluar përballjet me Kilin dhe Uruguajin, dy pretendentët e mëdhenj.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI