Flash

Mila dhe Ashton reagojnë në një video për ndarjen (Video)

Lapsi.al 21 June 2019
Mila dhe Ashton reagojnë në një video për ndarjen (Video)

Gjatë kësaj jave është publikuar lajmi për ndarjen e Mila Kunis dhe Ashton Kutcher. Ndryshe nga herët e tjera që çifti nuk parapëlqen të reagojë, kësaj here nuk ka mundur të mos e përgënjeshtrojë lajmin në mënyrën më të bukur të mundshme. Ata kanë zgjedhur të realizojnë një video në makinë, teksa Mila shikon screenshotin e kopertinës së revistës në telefon. Biseda ironike dhe njëkohësisht gazmore vijon si më poshtë.

Zemër çfarë po ndodh?” –pyet Ashton, ndërsa Mila duke i treguar artikullin, ia kthen: “Është për ne.”

“Është për ne? Oh Zot, çfarë do bëjmë?”

“Unë ndihesha e mbytur”, -vazhdon ajo duke iu referuar rreshtave të shkruara në artikull.

“Ndiheshe e mbytur nga unë? Unë isha autoritar, apo jo?”

“Gjithashtu, unë mora fëmijët.”

“Oh, ti more fëmijët? Fëmijët nuk janë më me mua?”

“Epo, ti kishe një sekret të errët!”

“Çfarë është ky sekret i errët?”

“Nuk e di! Kam vetëm këtë foto”, -shprehet Mila duke treguar telefonin.

Të këshilluara

Era Istrefi në bashkëpunim me Noizy-n?

Në Shqipëri, dy janë gjërat që dihen me siguri çdo fillimvere: vapa e madhe dhebashkëpunime muzikore! Teksa kjo e para nuk është ndonjë kënaqësi e madhe, për të...

15:42

Ozcan Deniz firmos letrat e divorcit

Ozcan Deniz, dy vite më parë i dha fund beqarisë duke u martuar me partneren e tij 20 vite më të re. Çifit u bënë prindër një vit më parë të një djali të cil...

14:58

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI