Flash

Bashkohen sërish djemt e grupit Babastars

Lapsi.al 22 June 2019
Bashkohen sërish djemt e grupit Babastars

në fund të vitit 2018 kur label-i i famshëm i reperëve BabaStars thuajse u shkri për shkak të përçarjeve të shumta midis anëtarëve.

I pari që foli publikisht kundër grupit ishte menaxheri Albert Krasniqi, i cili më pas u ndoq nga Cozman dhe Agon Amiga.

Vetë Cozman në janar të këtij viti i quajti anëtarët e BabaStars “të shtirur, ndërsa Agon Amiga, të cilin që në fillimet e karrierës e kishim parë gjithmonë përkrah Getoar Selimit, i bëri këtij të fundit një “diss” në këngën “ O Bir”, me vargjet:

“T’kom msu qa me vesh, t’kom msu qa me ble, sot mas 15 vjetve jeni tu ma tesh”

Megjithatë, shprehja “Mos ha aty ku pështyn” duket se nuk vlen shumë për djemtë e grupit, pasi si Cozman ashtu edhe Agon Amiga duket se janë rikthyer sërish në gjirin e kompanisë të themeluar nga Getoar Selimi.

Këngët e publikuara së fundmi të dy reperëve, “You Know Me” nga Cozman dhe “Bobi” nga Agon Amiga, mbajnë të dyja logon e BabaStars, çka do të thotë se me shumë gjasa, marrëdhëniet kanë ndryshuar.

Këtë e dëshmon dhe një foto e postuar në rrjetet sociale nga Cozman, i cili shihet përkrah DJ-it të BabaStars, Marshall Jungle.sd Intv.al

Të këshilluara

Era Istrefi në bashkëpunim me Noizy-n?

Në Shqipëri, dy janë gjërat që dihen me siguri çdo fillimvere: vapa e madhe dhebashkëpunime muzikore! Teksa kjo e para nuk është ndonjë kënaqësi e madhe, për të...

15:42

Ozcan Deniz firmos letrat e divorcit

Ozcan Deniz, dy vite më parë i dha fund beqarisë duke u martuar me partneren e tij 20 vite më të re. Çifit u bënë prindër një vit më parë të një djali të cil...

14:58

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI