Flash

F1, Hamilton rekordmeni i pole-position: në Francë është numri 86

Lapsi.al 22 June 2019
F1, Hamilton rekordmeni i pole-position: në Francë është

Lewis Hamilton ka vendosur ligjin edhe në kualifikueset e GP të Francës, gara e tetë në Botërorin e F1. Anglezi ka fituar pole position numër 86 në karrierë, duke ndaluar kronometrin në kohën 1'28"319, duke lënë pas Mercedes e Bottas, i dyti me vetëm 3 të dhjetat, e Ferrari e Leclerc. Në vendin e katërt Verstappen me Red Bull, ndërsa vetëm i shtati Vettel: "Xhiro e parë ishte fantastike, gjeta menjëherë kohën, pastaj dola për tentativën e dytë dhe shkoi edhe më mirë. Eshtë bukur, një ndjesi që nuk plaket kurrë. Nuk është e thjeshtë, është gjithnjë një sfidë. Gara? do të jetë një betejë në afërsi", ka shpjeguar britaniku.

Polemikat në Kanada nuk e kanë shpërqendruar dhe në Le Castellet Hamilton tregoi supremacinë me dy xhiro të paarritshme për të tjerët. Bottas e Vettel ia thjeshtuan punët duke bërë ndonjë gabim të tepërt, sidomos ferraristi që ka vuajtur edhe një problem në kambio në fillim të dy xhirove decizive. Kështu shpjegohet edhe radha e katërt për gjermanin që do ta bëjë edhe më të vështirë të dielën e tij: "Na mungoi feeling me makinën, ndonjëherë ishte, ndonjëherë jo. Pjesa e fundit pastaj ishte e cuditshme. Ka gjithnjë një motiv për të parë përpara në garë, por kualifikueset na dhanë një pozicion inferior në krahasim me pritshmëritë" u shpreh Vettel.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI