Flash

"Të detyrohem gjithcka": mesazhi prekës i futbollistit rumun, për motrën që nuk jeton më

Lapsi.al 22 June 2019
"Të detyrohem gjithcka": mesazhi prekës i futbollistit
6 gola në 18 minuta: emocione të forta mes Anglisë e Rumanisë në Manuzzi të Cesenas në fushë, por edhe pas fërshëllimës finale. Skuadra e teknikut Mirel Radoi ka surprizuar në këtë Europian: pas 4-1 ndaj anglezëve, në kohën kur me pikë të plota në grup, mjafton të barazojë me Francën në ndeshjen e fundit për tu kualifikuar. Ionut Radu është një nga ata lojtarë që ka rënë në sy me ndërhyrje të forta, por në fërshëllimën e fundit ka shpërthyer në lot, duke bërë një dedikim të vecantë. Kore e duartrokitje në Cesena për Radu, deciziv me dy pritje në fund që i lejuan Rumanisë të marrë fitoren: ashtu si dëshmon video, portieri në pronësi të Inter, por në huazim tek Genoa është ngashëryer, ka përplasur dorezat në zemër, pastaj ka treguar fanellën dedikuar të motrës, të ndarë nga jeta në 2006 në moshën 14 vjecare: “Të detyrohem gjithcka, të dua, Ema”. Sic duket ka një ëngjëll mbrojtës pas gjërave të mira të bëra nga portieri në muajt e fundit... E ëma e portierit ka rrëfyer lidhjen mes djalit të saj Radu dhe të motrës që nuk është më: “Ionut e ndjen që Ema është ëngjëlli i saj mbrojtës. Lutemi gjithnjë për të. Im bir nën uniformë mban gjithnjë fanellën me foton e të motrës. Në një ndeshje me Academia, isha pas portës kur u akordua një penallti. Ionut u kthye nga unë, më vështroi dhe më tha se Ema ishte në qiell gati ta ndihmonte. E priti penalltinë e më tha se ndihej një tjetër burrë me topin në duar”. Gjysëmfinalja për Rumaninë është një hap larg: do arrijë Radu ta fitojë këtë Europian me ndihmën e Emës?

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI