Flash

Inter, surpriza Dani Alves: "Me të Serie A edhe më tërheqëse"

Lapsi.al 24 June 2019
Inter, surpriza Dani Alves: "Me të Serie A edhe më

Jo vetëm idenë e çmendur Vidal, Inter ka në shënjestër edhe një tjetër ish-juventin: Dani Alves. Sipas France Football, Antonio Conte ka kërkuar brazilianin si interpretues ekspert për korsinë e jashtme në 3-5-2-in e tij, rol të cilin e ka mbuluar në të kaluarën. "Dhe me të Serie A do të jetë edhe më tërheqëse", lexohet në të përditshmen franceze, që gjithsesi nënvizon që jo vetëm zikaltërit janë të interesuar për ish-in e Barcelona-s.

Destinacionet e mundshme për Dani Alves, shkruajnë në Francë, janë pesë: ekziston hipoteza e një rikthimi me fanellën e blaugranave, një tjetër që e shpie në Bundesliga te Borussia Dortmund, mundësia për të rigjetur Guardioal-n me fanellën e Manchester CIty dhe pista e Kinës, eksperiencë e cila duket se e tërheq anësorin verdhejeshil.

Me 42 trofe mes Bahia, kombëtares braziliane, Sevilla, Barcelona, Juventus, PSG, në moshën 36 vjeçare Dani Alves vijon të jetë mes interpretuesve më të mirë të rolit të tij dhe Inter është fati ta risjellë në Serie A.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI