Flash

Lubonja thirrje Metës: "Braktis presidencën, organizo LSI-në"

Lapsi.al 24 June 2019
Lubonja thirrje Metës: "Braktis presidencën, organizo

Fatos Lubonja është i mendimit se se Ilir Meta nuk duhet të bëjë më ekuilibruesin, por të dorëhiqet nga posti i presidentit. Duke komentuar në “Neës 24”, vendimin e fundit të Kolegjit Zgjedhor që e hodhi poshtë dekretin presidencial për anullimit e 30 qershorit, Lubonja theksoi se nuk ka mjet tjetër përpos forcës fizike për të kundërshtuar logjikën e shtetit të forcës që nuk pranon arsye.

"Presidentin është “duke e ngrënë ujku”, si të gjithë neve dhe është mirë që ai të mos bëjë sikur nuk e kupton këtë.  Më mirë Meta ta lërë Presidencën dhe të dalë në krye të LSI-së dhe të organizojë njerëzit. Për mua nuk ka rrugë tjetër, me këtë qëndrim që po mban Edi Rama. Duhet ballafaqim për t’u treguar këtyre që mendojnë se kanë forcë për t’u thënë prit një herë se edhe këtej ka forcë, pasi rastet e fundit tregojnë se në këtë vend nuk ka forcë ligji. Ku ka forcë ligji dhe të gjithë janë nën ligjin që e siguron drejtësia, Gjykata Kushtetuese. Kur s’ka forcë ligji, është forca fizike, ose forca e popullit që reagon" argumentoi ai.

Sipas analistit "Dibra ishte shumë e qartë si provë e pa ekuivok se këtu kemi gjithë aktorët kryesor të përfshirë në një grabitje të votës së qytetarëve" prandaj ky regjim që po instalohet duhet përballuar vetëm me rrugën e forcës. Përdorimi i kësaj force justifikon çdo kënd që nuk i ka mbetur më asnjë shpresë: "Kur ti ke kapur policinë, ku shefat e tu të policisë, siç ishte ai i Dibrës, janë njëkohësisht edhe trafikantë droge që mbjellin hashash dhe shpërndajnë, kur ti ke kapur drejtësinë që mbyll sytë përpara këtyre gjërave, kur ke minister rendi Sandër Lleshin, një njeri që nuk ka pikën e koshiencës intelektuale" njeriu nuk ka rrugë tjetër tha ai.

Në emër të kësaj logjike sipas Lubonjës edhe presidenti Meta duhet të heqë dorë nga rroli i arbitrit instucional, për rrëzimin e Ramës, që duhet të ketë "fundin e sigurt të një diktatori të neveritshëm".

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI