Flash

Aksident i trefishtë në Shkozet

Një aksident i rëndë rrugor me përfshirjen e tre automjeteve ka ndodhur në aksin hyrës të autostradës në Durrë...

20:13

Parodia e Kolegjit Zgjedhor/ Meta s'ka të drejtë, në 30 qershor ka zgjedhje

Lapsi.al 24 June 2019
Parodia e Kolegjit Zgjedhor/ Meta s'ka të drejtë, në 30
Kolegji Zgjedhor i ka dhënë sot formë ligjore manovrës së Rilindjes për të gjetur një shteg për të hedhur poshtë çdekretimin e 30 qershorit nga Ilir Meta. Partia Socialiste, që e kundërshtoi pa e dëgjuar aktin e kreut të shtetit dhe që më pas i vuri në punë në mënyrë antiligjore anëtarët e saj në KQZ për të mos ta përfillur atë, përdori një parti qesharake si ajo e Unitetit Kombëtar, për të nxjerrë pataten nga zjarri me duart e të tjerëve. Ajo u sendërzua me kërkesën e Idajet Beqirit, pranë KQZ-së, për t'u çregjistruar nga zgjedhjet e 30 qershorit. Skema, që Lapsi.al e paralajmëroi sapo u njoh me këtë fakt, qe e qartë (lexo linkun poshte). KQZ-ja, si organ i varur prej Rilindjes, do ta hidhte poshtë kërkesën duke i dhënë kështu partisë së Idajet Beqirit mundësinë që ta atakonte në Kolegjin Zgjedhor dekretin presidencial.

Kulisat/ Tentativa e Ramës për të rrëzuar në Kolegjin Zgjedhor dekretin e presidentit

Dhe kështu ndodhi. Me anulimin e kërkesës së Idajet Beqiri për të çregjistruar Partinë e Unitetit Kombëtar nga zgjedhjet, trupa e gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor Astrit Kalaja, Ridvan Hado, Tomor Skerli, Artur Malaj dhe Lindita Sinanaj mori përsipër të thotë se dekreti i Metës për anulimin e zgjedhjeve është i paligjshëm dhe për pasojë do të ketë zgjedhje në 30 qershor. “Është një vendim i formës së prerë dhe pa të drejtë ankimimi”, thanë përfaqësuesuit e Beqirit që e “luajtën” këtë lojë. Natyrisht, pas këtij vendimi 5 me 0, shtrohen dy pyetje: Edhe sikur të supozojmë se ky qe vendimi i drejtë, përse socialistët vazhduan fushatën në paligjshmëri të plotë dhe pse KQZ gjithashtu nuk e përfilli deri më tani një dekret presidencial të pashqyrtaur nga asnjë gjykatë? Këto janë simptomat e shtetit monopartiak. Dhe në një shtet të tillë edhe gjykatësit zgjedhorë nuk mund të procedojnë ndryshe. Prandaj nga presidenca erdhi reagimi: “Asnjë surprizë nga skeçi i radhës i orkestruar prej kohësh“. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI