Flash

Dua Lipa, në një lidhje me vëllain e Bella dhe Gigi Hadid (FOTO)

Lapsi.al 25 June 2019
Dua Lipa, në një lidhje me vëllain e Bella dhe Gigi Hadid (FOTO)

Një javë më parë u bë e ditur se Dua dhe vëlllai i motrave të njohura Hadid ishin në fillimet e një romance por nuk kishte asnjë foto apo video që të vërtetonte diçka të tillë, përveç faktit se ata ndiqnin njëri-tjetrin në Instagram.

Artistja shqiptare shihet në një festë private për ditëlindjen e Anwar në Los Angeles, fare pranë tij. Në videon e publikuar, Dua shfaqet pranë modelit, duke i drejtuar atij tortën e ditëlindjes, ndërkohë që miq e të afërm qëndrojnë rreth tij duke kënduar këngën e ditëlindjes. Nga ana tjetër, mediat e huaja raportojnë se dyshja së fundmi është parë së bashku edhe në një muze në Malibu, duke përforcuar edhe më shumë zërat për një romancë mes tyre.

Kjo lidhje e re për artisten vjen vetëm pak pas ndarjes së saj nga modeli dhe kuzhinieri Isaac Carew, me të cilin ajo ka pasur një lidhje disa vjeçare me ndarje e pajtime mes tyre.

Të këshilluara

Liberta Spahiu i futet muzikës (FOTO)

Liberta Spahiun duket se shumë shpejt do ta shohim në një tjetër fushë. Duke qëndruar sërish pranë botës së artit dhe televizionit, Liberta për herë të parë ...

11:23

Konfirmohet 'Venom 2' me Tom Hardy

Pas suksesit të “Venom”, rikthimi i Tom Hardy në vazhdimin e filmit ishte pothuajse i sigurt. Konfirmimi edhi nga producentja Amy Pascal, e cila zbuloi se së...

20:17

Publikohen mesazhet intime rreth Kevin Spacey

Publikohen mesazhe private pikante, gjë që komprometon pozicionin tashmë të vështirë të Kevin Spacey, siç e dimë akuzuar për ngacmim seksual disa muaj më parë. ...

17:48

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI