Flash

Bebe Rexha merr letër falenderimi nga Michelle Obama

Lapsi.al 26 June 2019
Bebe Rexha merr letër falenderimi nga Michelle Obama

Një javë më parë Bebe Rexha ishte pjesë e eventit të organizuar nga ish zonja e parë Michelle Obama “College Signing day”. Eventi kishte në qendër të rinjtë dhe synonte që të nxiste dëshirën e tyre për të ndjekur studimet e larta dhe të mos mjaftohen vetëm me gjimnazin. Përgjatë mbrëmjes këngëtarja u përpoq që të përcillte mesazhe të forta dhe duket se kjo gjë ka rënë edhe në sy të zonjës Obama. Ajo i ka dërguar Bebes një letër falenderimi ku i tregon se pjesëmarrja e saj ishte shumë e rëndësishme.

Në letër, Michelle Obama vë në pah përkushtimin që shfaqi këngëtarja shqiptare, duke e ftuar madje të vijojnë bashkëpunimin.

“E dashur Bebe

Të falenderoj shumë që mbështete Ditën Kombëtare të Regjistrimit në Universitet. Unë dhe ekipi im të jemi mirënjohës për gjithë kohën dhe energjinë, zërin dhe dhembshurinë me të cilët dhe kontributin tënd që të rinjtë tanë të shfrytëzojnë potencialin e tyre të palimit. ”

Programin “Reach Higher”, Michele Obama e nisi në tetor të 2014-ës, me synimin që në 2020-ën, Amerika të kishte përsëri numrin më të lartë të studentëve të diplomuar në proporcion.

“E nisa programin Reach Higher (Ngjitu më lart) gjatë kohës si zonjë e parë sepse doja që të rinjtë ta dinë se pavarësisht pengesave, të vazhdojnë shkollën e lartë pas shkollës së mesme është e domosdoshme për vijimsinë me sukses. Dhe meqënëse ke treguar përkushtim dhe entuziazëm të pamasë, këta studentë mund të synojnë pak më lart dhe të kenë ëndrra pak më të mëdha. Të vlerësojmë shumë dhe shpresojmë të vazhdojmë punën bashkë krah më krah për të çuar më tej vizionin dhe vlerat e përbashkëta për një të nesërme më të mirë.”

Në fund të letrës ajo i uron Bebes më të mirat në jetë së bashku me të gjithë të afërmit e saj.

“Barak dhe unë ju urojmë më të mirën, ty dhe njerëzve të tu të dashur.” Michelle Obama duket se ka goditur fort me këtë zgjedhje, pasi fansat më të mëdhenj të Bebe Rexhës janë kryesisht të rinj.

 

 

https://www.youtube.com/watch?v=0UkzIo9M2NA

Të këshilluara

Alex Rodriguez tallet me Kylie Jenner

Në Met Gala, Alex Rodriguez shoqëroi të fejuarën Jennifer Lopez, por me atë rast përfitoi edhe të hynte në bisedë me disa njerëz me influencë, të famshëm e pasa...

10:35

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI