Flash

Gjendet i vdekur ylli i Youtube 1 javë pasi lajmëroi vetëvrasje

Lapsi.al 26 June 2019
Gjendet i vdekur ylli i Youtube 1 javë pasi lajmëroi vetëvrasje

Një yll i Youtube-it i njohur për fansat si Etika u gjet i vdekur në moshën 29-vjeçare. Kështu raporton policia e New York-ut.

Desmond Amofah ishte raportuar i zhdukur që prej 19 qershorit, kur postoi në Youtube një video ku flet për depresionin.

Zhdukja e tij shqetësoi shumë nga 321 mijë ndjekësit në Twitter, sidomos sepse në prill ai u shtrua në spital pas një sërë statusesh mbi vetëvrasjen. Alarmi u shtua akoma më tepër pasi “New York Post” raportoi se hetuesit kishin gjetur sendet e tij personale- mes tyre një laptop dhe patentën- në urën e Manhattan-it.

Të hënën në mbrëmje dikush telefonoi 911-ën për të raportuar se kishte parë një trup të pluskonte mbi ujë.

Shkaku i vdekjes së 29-vjeçarit pritet të përcaktohet nga ekspertiza.

Video e fundit e Etikës në Youtube u fshi për shkak se dhunonte rregullat e komunitetit duke folur për vetëvrasjen, megjithatë njerëzit e kanë publikuar disa herë në kanale të tjerë.

Të këshilluara

Alex Rodriguez tallet me Kylie Jenner

Në Met Gala, Alex Rodriguez shoqëroi të fejuarën Jennifer Lopez, por me atë rast përfitoi edhe të hynte në bisedë me disa njerëz me influencë, të famshëm e pasa...

10:35

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI