Flash

Conte apasionon zikaltrit: Inter fiton titullin e tifozëve, abonimet shiten të gjitha

Lapsi.al 27 June 2019
Conte apasionon zikaltrit: Inter fiton titullin e tifozëve, abonimet shiten
Entuziazmi në majë tek Inter. Ashtu si është bërë e ditur nga klubi zikaltër, "janë shitur të gjithë abonimet e mundshme për sezonin 2019/20, duke arritur limitin maksimal të fiksuar nga shoqëria (40.000 tesera). Një sukses i jashtëzakonshëm që ka parë të mbarojnë në pak orë të gjithë vendet e mundshme, që në ditën e parë të hapjes së shitjes së lirë. Faza e dedikuar për rinovimet e abonimeve 18/19 është mbyllur me një numër rekord teserash të konfirmuara". Përsëri tifozët zikaltër kanë treguar mbështetjen e tyre për skuadrën, si dëshmojnë numrat e sezonit të kaluar (mesatarisht përtej 60.000 spektatorëve). Tifozët zikaltër janë elektrizuar më shumë nga ardhja e Antonio Conte në pankinë e nga zërat e merkatos që po shohin protagonistë klubin e Viale della Liberazione. Inter, përballë një kërkese kaq të rëndësishme, ka vendosur të hapë - "për herë të parë në historinë e tij - listën e pritjes për sezonin 2020/21, për të gjithë tifozët që duan të sigurojnë menjëherë një vend në radhë të parë në blerjen e abonimeve. Titullin e tifozerisë edhe këtë herë e fiton Inter: shpresa e tifozëve zikaltër është që edhe në fushë Inter të kthehet të luftojë për vendet e para. Conte e di si bëhet...

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI