Flash

Çfarë sulmi! Dugarry quan de Ligt mercenar: "Më vjen të vjell"

Lapsi.al 28 June 2019
Çfarë sulmi! Dugarry quan de Ligt mercenar: "Më vjen

Mungon vetëm zyrtarizimi për kalimin e Matthijs de Ligt nga Ajax tek Juventus, por vendimi i marrë nga mbrojtësi hollandez ka nervozuar më shumë edhe se Barcelonën e PSG (të refuzuara), ish-sulmuesin e Milan Christophe Dugarry. "Ku kanë përfunduar zgjedhjet sportive? Janë Barcellona, Psg e Juventus. duhet të jemi të qartë, zgjedhja sportive është Barcellona. E ai nuk e merr - ka thënë francezi për 'RMC Radio' -. Kështu që është vetëm një zgjedhje ekonomike. Shko ku të duash me mendtë që ke. Ky është imazhi që do të japësh... Më vjen për të vjellë. De Ligt është një lojtar i shkëlqyer, shumë i zoti, por me këtë mentalitet nuk do të zgjasë. Nuk është e mundur".

Ish-sulmuesi kampion bote me Francën në 1998 e tani komentator sportiv konteston zgjedhjen e 19 vjecarit hollandez, duke e sulmuar se ka preferuar paratë (kontratë 5 vjecare me 12 milionë në sezon) përpara projektit sportiv. "Përgëzime presidentit (Nasser Al-Khelaifi), komplimenta Leonardos, komplimente drejtuesve. Mjaft me këtë cirkun që kërkojmë të bindim me cdo kusht lojtarët, jam i lodhur me këtë futbollin e ri - ka shtuar Dugarry -. De Ligt nuk ka nisur ende të impenjohet për projektin dhe mendon për klauzolën e zgjidhjes. Cfarë të shkon nëpër mendje? Je 19 vjec. 12, 13, 14, 15 apo 20 milionë në sezon? Në një fare pikë, ku është diferenca? Do kesh një makinë më shumë, një shtëpi me 50 metra katror më shumë, një jaht 10 metra më të madhe...".

Të këshilluara

Bylis sfidon Skënderbeun për Enea Koliçin

Për Enea Koliçin u duk një punë e kryer në Korcë, por për portierin e Flamurtarit asgjë nuk është e mbyllur. Numri 1 i portës vlonjate ka marrë propozimin e mal...

12:23

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI