Flash

"Lashë gruan dhe fëmijën se Sarri kishte nevojë"... anekdoda e Koulibaly bën xhiron e botës

Lapsi.al 28 June 2019
"Lashë gruan dhe fëmijën se Sarri kishte

Në progres të vazhdueshëm që nga mbërritja te Napoli, Kalidou Koulibaly është imponuar si një nga mbrojtësit më të mirë qendrorë në botë, i cili fal edhe fizikut që ka nuk ndalet duke i impresionuar të gjithë, si në Serie A ashtu edhe në Ligën e Kampionëve. Në Itali, lojtari ka përshkuar një pjesë të rrugëtimit profesional me Maurizio Sarri, ish trajneri i tij te Napoli, me të cilin marrëdhëniet dukeshin të mira pavarësisht ndonje episodi...

"Është një histori e çmendur që përmbledh gjithçka për Napoli: gruaja ime shkoi në klinikë në mëngjes ndërsa ne do të luanim me Sassuolo në shtëpi atë mbrëmje. Ishim në një seancë video dhe telefoni im nuk pushonte së rëni. Unë zakonisht e fik atë, por isha i shqetësuar për gruan time. Ajo më telefonoi 5 ose 6 herë. Trajneri ynë ishte Maurizio Sarri, një njeri shumë strikt, ndaj dhe nuk po e hapja telefonin. Më në fund u grita dhe dola jashtë, ndërsa bashkëshortja më tha: "Duhet të vish, djali ynë po lind"", rrëfeu mbrojtësi në një intervistë me "The Players stands".

"Takoj Sarri-n dhe i them: "Zotëri, më vjen keq, por duhet të largohem tani, sepse djali im po lind." Ai më pa dhe më tha: "Jo, jo, jo. Kam nevojë për ty këtë mbrëmje Kouli, nuk mund të ikësh". Ngula këmbë: "Djali im po vjen në jetë. Mund të bësh ç'të duash me mua, mund të më pezullosh, nuk dua t'ia di. Do të iki". Sarri, që u stresua dhe pinte cigare pa pushim, u mendua dhe më tha: "Ok, ok, mund të shkosh në klinikë, por duhet të jesh në mbrëmje për ndeshje, kam nevojë për ty Kouli", shtoi më tej Koulibaly.

Pas lindjes së djalit tim, arrita në kohë për ndeshjen. Vazhdimi i përket historisë... "Po përgatitesha për të luajtur dhe Sarri hyn në dhomat e zhveshjes dhe nxjerr letrën e ndeshjes. Kërkova numrin tim, por nuk ishte. I them: "Zotëri, lashë gruan dhe djalin e porsa lindur, sepse më thatë që kishit nevojë për mua". Dhe ai ma kthen: "Po, kam nevojë për ty... në stolin e rezervave". Kur e kujtoj tani dhe më vjen shumë për të qeshur. Por në atë moment, doja të qaja", tregoi Koulibaly. Një histori që përmbledh profilin e trajnerit të ri të Juventus, i përshkruar nga shumë si një i dashururuar atipik me futbollin

 

Të këshilluara

Bylis sfidon Skënderbeun për Enea Koliçin

Për Enea Koliçin u duk një punë e kryer në Korcë, por për portierin e Flamurtarit asgjë nuk është e mbyllur. Numri 1 i portës vlonjate ka marrë propozimin e mal...

12:23

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI