Flash

Rrahje, përgjime dhe kërcënime/ Serbia e Vuçiçit në prag të zgjedhjeve

Në një investigim të gjerë, Reuters dokumenton dëshmi për dhunën policore, spiunazhin kibernetik dhe kërcënimet ndaj gazetarëve e kundërshtarëve të Aleksandar Vuçiçit, duke përshkruar përkeqësimin e lirive demokratike në Serbi, ndërsa vendi përgatitet për zgjedhjet e 25 tetorit.

17:17

Parodia në TV/ Të gjitha ekranet bëjnë sikur ka zgjedhje

Lapsi.al 30 June 2019
Parodia në TV/ Të gjitha ekranet bëjnë sikur ka zgjedhje

Këtë 30 qershor, që në ora 08 00 të mëngjesit, të gjitha ekranet e rëndësishme të vendit i kanë dhënë edhe njëherë mbështetje tezës se mediat kontrollohen totalisht nga regjimi i Edi Ramës. Nëse në vend ka pasur një debat: a është apo jo 30 qershori dita e voimeve lokale, kur presidenti ka shpallur 13 tetorin, ndërsa kryeministri i qëndron 30 qershorit, të gjitha televizionet kanë zhvilluar rutinën e tyre ashtu sikurse kanë bërë për të gjitha zgjedhjet normale që janë zhvilluar në dhjetëvjeçarin e fundit.

Por, edhe në këtë dallëdi të madhe servilizmi mediatik nuk mund të mos dallohen diferencat ndërmes kraneve të ndryshme.

Natyrisht kampion qëndron ndërmjet gjeneralistëve, televizioni publik TVSH. Ndonëse në asnjë vend normal demokratik, TV-të jo informative nuk bëjnë emisione speciale për zgjedhjet "publikun" nuk e ka zënë gjumi për këto votime. Madje, qershia mbi tortë, ai e ka titulluar maratonën e ditës "Zgjedhjet vendore 2019" sikur këto të mos ishin votime, por zgjedhje.

Nga televizionet gjeneralistë mes privatëve vendin e parë e ka zënë "Vizion Plus". Ai jo vetëm njësoj si TVSH siglen e emëron "zgjedhje 2019", jo vetëm ia ka lënë drejtimin prezantuesit të tij star, Sokol Balla, por është sjellë sikur gjithçka zhvillohet në kuadrin e një gare normale.

Pak më të zellshëm janë treguar drejtuesit e "Top Channel". Ata jo vetëm kanë prishur programacionin e kanalit kombëtar, por specialen e tyre e kanë transmetuar njëkohesisht në Top Nevs. Ylli i "prime time" politik, Eni Vasili, shfaqet njëkohësisht edhe në kanalin informativ për ta drejtuar vetë specialen, natyrisht me siglën "zgjedhjet 2019".

Në grupin Klan, ekrani kombëtar nuk ka organizuar gjë të veçantë, por këtë detyrë ia ka lënë ABC Nevs e cila çuditërisht ritransmetohet edhe nga Klan Maqedonia. Sigla e transmetimit është pak më diskrete: "Lokale 2019". Blendi Fevziu ndryshe nga rivalët e tij të mbrëmjes nuk ka denjuar të shfaqet në ekran.

Të gjitha ekranet e tjera informative kanë organizuar emisione speciale ku të vetmen nuancë e ka treguar Nevs 24 e cila nuk ka përdorur në siglën e saj as zgjedhje as votime, por vetëm "30 qershor".

Pra kuptohet se të tëra TV e vendit as nuk e ka vënë në diskutim debatin: ka apo jo votime këtë të dielë. Ato e kanë marë të mirqenë urdhërin e kryeministrit.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

Datë e re zgjedhjesh, kriza mbetet

Presidenti Ilir Meta bëri sot lëvizjen e radhës. Ai dekretoi një datë të re zgjedhjesh, 13 Tetorin. Vendimin Meta e njoftoi gjatë një konference të jashtëzakons...

16:23

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI