Flash

Tërheqja nuk është për Casillas: portieri "harron" infarktin e kthehet të stërvitet me Porto

Lapsi.al 1 July 2019
Tërheqja nuk është për Casillas: portieri "harron"
Iker Casillas është kthyer të stërvitet me Porto, pas problemit kardiak të pësuar në marsin e kaluar. Portieri spanjoll, 38 vjeçar, nuk ka deklaruar asnjëherë zyrtarisht qëllimin e tij, nëse do të vazhdojë karrierën apo do t tërhiqet, por në ditën e parë të grumbullimit me shoqërinë portugeze e ka lënë vendimin e tij ta shprehë përmes një postimi: "Është koha të kthehem në punë. Dita e parë". Sipas O Jogo, portieri spanjoll kishte vendosur të mos kthehet në aktivitetin agonistik, pas infarktit të pësuar gjatë një séance stërvitore. E përditshmja portugeze e kishte programuar të ardhmen e portierit në rolin e drejtuesit tek Porto, në kohën kur presidenti i skuadërs së Oportos, Pinto da Costa, i ofroi një vend në staf gjatë një darke mes të dyve. Vetëm se 38 vjecari nuk është ndjerë gati të heqë dorë nga fusha: pasi fitoi gjithcka me fanellat e Real Madrid, Porto e kombëtaren spanjolle, sfida e re e Casillas është të rikthehet edhe më i fortë në fushë. Palmaresi i tij flet vetë: 5 liga, 4 Superkupa Spanje, 2 kupa Spanje, një kampionato portugez, një Superkupë Portugalie, 3 Uefa Champions League, 2 Superkupa Europiane, një Kupë Interkontinentale, një Botëror për Klube, një Botëror e dy Europianë.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI