Flash

Rrahje, përgjime dhe kërcënime/ Serbia e Vuçiçit në prag të zgjedhjeve

Në një investigim të gjerë, Reuters dokumenton dëshmi për dhunën policore, spiunazhin kibernetik dhe kërcënimet ndaj gazetarëve e kundërshtarëve të Aleksandar Vuçiçit, duke përshkruar përkeqësimin e lirive demokratike në Serbi, ndërsa vendi përgatitet për zgjedhjet e 25 tetorit.

17:17

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Koment/ Gafa e Metës me Sorosin dhe Orbanin!

Lapsi.al 2 July 2019
Koment/ Gafa e Metës me Sorosin dhe Orbanin!

Në komentet e gjëra që bëri për këdo dhe për gjithçka, Ilir Meta doli shpesh nga petku presidencial, jo me kostum banje si të dielën e votimeve, por nga gjuha që përdori dhe konceptet që parashtroi. Nëse marrja nëpër gojë e lidhjeve familjare të kolegëve gazetarë, rrefuzimi për tu përgjigjur për "pyetjet provokuese", apo krahasimet me Mujo Ulqinakun, që i vuri pushkën pushtuesve, ishin qëndrime të pavenda, citimi i atyre që kryeministri hungarez Orban i ka thënë për Xhorxh Sorosin, ishte padyshim një lëvizje jo produktive diplomatike.

Gjatë fjalimit të tij që i ngjante si një kapsolleje që i shpërndan saçmet me rreze 180 gradë, presidnti citoi edhe autokratin e Budapestit: “Kam dy fjalë edhe për miliarderin e nderuar George Soros. Na ndihmoi në vitin 2000, sepse edhe ai është socialist në pikëpamje. Por më pati thënë Viktor Orban: “kini kujdes se nuk është aq demokrat dhe komploton edhe kundër demokracisë”.

Në fakt, që presidenti i vendit e ka radhitur veten në qarkun e atyre që besojnë tek teoritë e komplotit që gëlojnë mbi spekulantin e bursave ndërkombëtare, kjo nuk ka asnjë dyshim. Jo vetëm shigjetat për Fondacionin Soros, por edhe komentet e rrethit të tij të ngushtë dhe njerëzve të tij të afërt, që shohin kudo tentakulat e oktapodit që ka kapur Brukselin dhe Departamentin e shtetit për të mbajtur në pushtet Edi Ramën nuk janë një gjë e re.

Natyrisht, Ilir Meta mund të ketë të drejtë kur e lidh këtë me gropat skandaloze që po i hapen reformës në drejtësi. Ai mund t'a ketë mirë kur sheh tek ndonjë ndihmë shroprorcionële ndërkombëtare, dorë okulte të diplomacisë paralekle. Ato i kanë vëne re edhe shumë faktor në vend përfshirë edhe Lapsi.al që po bën këtë koment. Presidenti nuk bën ndonjë surprizë as ndërkombëtarisht.

Ka shumë rryma sot në botë, nga Trump tek Orban, nga vëllai i mbetur Kazinski në Poloni e deri tek kreu i partisë më të madhe italiane zv kryeministri Salvini, që e kanë bërë të tyren retorikën anti Soros. Besojnë apo jo në këtë paranojë, ata e kanë kthyer atë në kredon e tyre. Dhe këtu megjithëse socialist dhe i majtë, ashtu sikurse u vekonfirmua sot, Ilir Meta është në të drejtën e tij të vendoset politikisht.

Por, problemi i tij real dhe shkelja e një vije të kuqe në ekuilibrin e lojës ndërkombëtare është se, në fjalimin e sotëm, mes dy modeleve që ndeshen në Hungari, atij të Viktor Orbanit dhe atij të Xhorxh Sorosit, presidenti Shqiptar zgjedh të parin.

Po çështë ky model?

Ai po njihet gjerësisht në politologji si eksperienca e demokracive iliberale, që vërtet fitohen me zgjedhje, por më pas e shfrytëzojnë këtë fitore për të mbytur drejtësinë e pavaruar, për të kapur mediat, për të pasuruar oligarkët dhe për ta shfrytëzuar demokracinë, ashtu sikurse thoshte dikur Erdogani, vetëm si një tramvaj që të shpie në stacionin që ti dëshiron.

Po ti shtosh këtij modeli lidhjet me krimin dhe grabitjen e votave ai ngjan më shumë me atë që shqiptarët po shikojnë me sytë e tyre sot, nën qeverisjen e Edi Ramës.

Prandaj të potenciosh modelin hungarez të Orbanit, si kundërpeshë për sistemin okult të Sorosit, është një gafë e dyfishtë. 

Ajo është së pari një gafë parimore, sepse asnjeri që është kundër sistemit të Ramës në Tiranë, me shoqëri civile, media dhe drejtësi të kapur, nuk mund të jetë pro asaj që po ndodh në Hungari.

Së dyti, pasi pikërisht për këto dukuri, partia FIDEZ e Orbanit po diskutohet të përjashtohet nga grupi më i madh i partive popullore në Parlamenti Europian, një politikani shqiptar që do të mbledhë konsensus ndërkombëtar kundër autokracisë së Ramës, nuk i lejohet të identifikohet me modelin e demokratit iliberal të Budapesit.

Ilir Meta i kapërceu të dy këto caqe, ndaj kjo rrezikon ti mbahet shënim në daljen e parë publike që bëri pas zgjedhjeve.   

©Lapsi.al

Të këshilluara

Datë e re zgjedhjesh, kriza mbetet

Presidenti Ilir Meta bëri sot lëvizjen e radhës. Ai dekretoi një datë të re zgjedhjesh, 13 Tetorin. Vendimin Meta e njoftoi gjatë një konference të jashtëzakons...

16:23

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI