Flash

Kryqëzime të çuditshme në aksin Ibiza-Milano: diçka luhet mes Icardi e Juventus

Lapsi.al 3 July 2019
Kryqëzime të çuditshme në aksin Ibiza-Milano: diçka

Mes Juventus e Mauro Icardi po ndodh dicka. Nuk është një tratativë e lehtë për tu luajtur hapur, për një seri motivesh, por dicka po lëviz në orët e fundit. Fabio Paratici, njeriu i merkatos bardhezi, ka bërë një blitz me një avion privat në Ibiza, të martën. Nuk është cështja e plazheve, aq sa pikërisht aty ndodhej cifti Icardi. E për ta përforcuar idenë, Wanda Nara në këto orë u largua me urgjencë nga Ibiza për një kalim të shpejtë në Milano. Udhëtimin e ka dëshmuar vetë bashkëshortja e ish-kapitenit në Instagram: "Ciao Ibiza, së shpejti. Në Milano vetëm për 6 orë e përsëri në udhëtim. Next Stop Sardenja". Në të njëjtët orë, në Milano ishte edhe Paratici, i impenjuar në disa operacione merkato. Ndoshta koincidencë, por faktet janë këto dhe tani kalohet në projekte.

Antonio Conte ka vendosur diktatin e tij: Icardi nuk është në preferenca. Ndoshta më tepër për motive jashtë fushës se sa konsideratë teknike, por ky është diskutim tjetër. Inter e di mirë se duhet ta shesë ish-kapitenin për një shifër shumë inferiore nga klauzola e famshme prej 110 milionë. Mbetet të kuptohet cfarë oferte mund të bëjnë kampionët e Italisë. E pamundur pothuajse këmbimi me Paulo Dybala: bardhezinjtë e vlerësojnë të paktën 100 milionë e Joya fiton 7,5 milionë në vit, në krahasim me 4,5 të përfituara nga Icardi tek Inter.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI