Flash

Video/ Lojtari më i shtrenjtë i të gjitha kohërave: Atletico Madrid prezanton, me stil, Joao Felix

Lapsi.al 3 July 2019
Video/ Lojtari më i shtrenjtë i të gjitha kohërave: Atletico
Talent i pastër. Atletico Madrid prezanton blerjen më të shtrenjtë të historisë së klubit me stilin e duhur, me një hashtag elokuent e një video emocionuese në të cilën shihet një djalosh të përshkojë korridoret e shkallët e Museo del Prado e të admirojë kryeveprat e Francisco Goya e në fund të kthehet e të buzëqeshë. Natyrisht, ai djalë është Joao Felix. Ishte një ditë e mbushur me ëndërra për tifozët e Atletico: klubi zyrtarizoi blerjen e Felipe, 20 milionë, nga Porto; pasdite ishte radha e Hector Herrera, që erdhi me parametër zero pas gjashtë sezonesh tek Porto; e në fund, në mbrëmje ishte goditja më sensacionale. Joao Felix, fantazisti portugez 19 vjecar që shkëlqeu me Benfica, është paguar 126 milionë, kosto e klauzolës zgjidhëse të kontratës. Një bast guximtar, por talenti, si shkruhet në hashtag, nuk i mungon. Përkundrazi. Joao Felix ka firmosur një kontratë deri në 2024 prej 3,5 milionë në sezon. Në të parin vit si titullar, tek Benfica, ka shënuar 15 gola në kampionat e 3 në Europa League duke luajtur shpesh si sulmues i dytë, ayty ku me shumë mundësi do ta rreshtojë edhe Simeone. Por do të ketë detyrën të bëjë të harrohet Griezmann.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI