Flash

Ankaragucu si Flamurtari e mbrojtësi bën humor: "Faleminderit për urimet, tani a mund të më paguani?"

Lapsi.al 4 July 2019
Ankaragucu si Flamurtari e mbrojtësi bën humor: "Faleminderit
Në një kohë kur futbolli gjeneron të ardhura të jashtëzakonshme, ka klube që janë në vështirësi të madhe për tiu përgjigjur kohës me investime, apo për ti përballuar inisiativat e marra. Flamurtari në Shqipëri, nuk është i vetmi klub që ka lënë pa paguar lojtarët për gjatë gjithë sezonit, sepse qenka edhe Ankaragucu në Turqi, cuditrisht në vendin me të cilin është i lidhur klubi vlonjat. Thomas Heurtaux ka kaluar sigurisht kohë më të mira, por nuk ka humbur të paktën shpirtin e tij humoristik, që e ka dalluar gjithnjë, edhe pse asaj që i ndodhi në Turqi. Kështu, në ditën e 31 vjetorit, ish-mbrojtësi i Udinese e Verona ka bërë shaka me klubin e tij aktual, në lidhje me një situatë, që në fakt është shumë serioze: paratë. Historia është e thjeshtë: Heurtaux firmosi verën e kaluar me klubin e Ankaragucu e, mesa duket, nuk është paguar kurrë (ose gati kurrë) me rrogën e parashikuar. Kështu, pasi ka marrë urimet e klubit për ditëlindje, në anglisht i është kthyer në Twitter: "Faleminderit për urimet e ditëlindjes, nëse doni të më bëni një dhuratë, më paguani një nga nëntë muajt e rrogave të prapambetura. Shihemi të hënën". Heurtaux sic duket do të prezantohet përsëri në grumbullim. Por jo Alessio Cerci, që është hequr nga organika në muajin mars e ka një cështje gjyqësore të hapur me klubin. Italiani nuk ka hezituar të përgjigjet në postimin e Heurtaux: "Jemi që jemi, thuaji të më paguajnë edhe mua". Natyrisht Ankaragucu, nuk i është përgjigjur askujt, por duke parë si erdhën gjërat, me rrogat që nuk i morën asnjëherë, nuk do kishin bërë keq të vinin të luanin edhe për Flamurtarin, pa pagesë e pa pagesë mbetën...

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI