Flash

Rrahje, përgjime dhe kërcënime/ Serbia e Vuçiçit në prag të zgjedhjeve

Në një investigim të gjerë, Reuters dokumenton dëshmi për dhunën policore, spiunazhin kibernetik dhe kërcënimet ndaj gazetarëve e kundërshtarëve të Aleksandar Vuçiçit, duke përshkruar përkeqësimin e lirive demokratike në Serbi, ndërsa vendi përgatitet për zgjedhjet e 25 tetorit.

17:17

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Kush janë "kokat" e mafias shqiptare në Britani?

Lapsi.al 8 July 2019
Kush janë "kokat" e mafias shqiptare në Britani?

E përditshmja “The Sun”, i ka kushtuar një artikull të hollësishëm bandave shqiptare të trafikimit të drogës dhe të rrjeteve të prostitucionit në Britaninë e Madhe. Me dhjetra eksponentë me origjinë shqiptare të botës së krimit të “nëndheshëm”, të paraqitur me të dhënat identifikuese përbri dënimeve përkatëse, cilësohen si keqbërës tejet të rrezikshëm, që kanë ndryshuar “fytyrën e tregu të zi” në Britani.

Bandat shqiptare që kontrabandojnë dërgesa të mëdha të kokainës, drejtpërdrejt nga Evropa, kanë ndryshuar rrënjësisht tregun e drogës në Mbretërinë e Bashkuar.

Droga është më e lirë dhe më e pastër që nga vitet ‘90, pasi bandat shqiptare përdornin ligjet e shitjes me pakicë, për të zaptuar gradualisht industrinë britanike të kokainës.

Mijëra shqiptarë emigruan drejt Britanisë së Madhe, në fund të viteve ‘90 dhe në kapërcyell të mijëvjeçarit të ri, gjatë një krize refugjatësh. Mes tyre, syresh pretendonin të ishin në fakt shqiptarë të Kosovës, duke dhënë shkas edhe për të mbetur në historinë e lëvizjeve migratore si “rasti më i madh i ndërrimit të shtetësisë”.

Shumë prej tyre, nisën punë m’u në zemër të rrjetit të prostitucionit të Londrës, në Soho- të dominuar më pas nga mafia malteze- ku tërhoqën për herë të parë vëmendjen kombëtare. Kështu, filluan të punojnë edhe pranë bosëve të seksit- para se të deklarohej se ata kishin shtënë në dorë territorin ku lulëzonte prostitucioni në Londër.

Sipas oficerëve të policisë në terren, ishte aftësia e shqiptarëve për të përdorur dhunë brutale, veçanërisht kundër grave të tyre të trafikuara, që tronditën tregtinë e seksit nëntokësor.

Paul Holmes, një ish-inspektor i policisë dhe kreu i njësisë së trafikimit seksual "Scotland Yard", përshkroi se si brutaliteti i shqiptarëve tronditi ekipin e tij të oficerëve”, shkruan The Sun.

Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) ka paralajmëruar se gangsterët shqiptarë paraqesin një “kërcënim domethënës” dhe se ata mund të përdorin lehtësisht “dhunën, veçanërisht përsa i përket zbatimit të tregtisë së drogës”. Shumë nga baronët shqiptarë të drogës janë arrestuar dhe burgosur në të gjithë Britaninë në vitet e fundit.

Një raport nga agjencia kryesore anti-drogë e Brukselit në fillim të këtij muaji, paralajmëroi gjithashtu se Britania është bërë kryeqyteti i kokainës në Evropë.

“The Sun” ka nisur fushatën për të rritur ndërgjegjësimin për ndikimin shkatërrues që mund të ketë në shëndetin mendor, përdorimi i kokainës, madje edhe i rastësishëm. Në fakt, mjekët kanë paralajmëruar për një “përmbytje” nga kokaina e lirë në Britani të Madhe, që po nxit edhe normat e vetëvrasjes.

Aktualisht, shqiptarët (760) përbëjnë totalin e dytë më të lartë të shtetasve të huaj në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar, vetëm një grusht prapa polakëve (787), që në raport krahasimor janë popullsi numerikisht më e madhe.

Kush janë disa nga të arrestuarit dhe të dënuarit në këtë shtet, krerë të bandave famëkeqe:

[caption id="attachment_436626" align="alignnone" width="622"] Olsi Beheluli, duke pozuar me 240,000 paundë para të thata, u dënua me 11 vjet burg në vitin 2015, pasi më shumë se shuma e konsiderueshme prej 4 milionë paundë kokainë dhe heroinë, u konfiskuan nga banda e tij në veri të Londrës[/caption]

 

[caption id="attachment_436633" align="alignnone" width="609"] Albert Memia, me nofkën "Diti", u burgos për 12 vjet për shkak të pjesëmarrjes në një bandë shqiptaro-kosovare, që cila importoi 1.2 milion paundë kokainë drejt Skocisë[/caption]

 

[caption id="attachment_436622" align="alignnone" width="627"] Luan Plakici, i cili krijoi një pasuri prej 1 milionë paundësh nëpërmjet trafikimit të femrave në Londër, u burgos pas një hetimi të vitit 2003, të drejtuar nga Paul Holmes, një ish-inspektor i Policisë[/caption]

 

[caption id="attachment_436621" align="alignnone" width="624"] Klodjan Copja, asokohe 30 vjeç, u dënua me 17 vjet burgim në vitin 2017, si “koka” e një zinxhiri furnizimi me kokainë prej 60 milionë paunësh në perëndim të Londrës[/caption]

 

[caption id="attachment_436619" align="alignnone" width="599"] Anëtari i bandës “Hellbanianz”, Tristen Asllani, 29 vjeç, do të shlyejë pas hekurave dënimin prej 25 vjetësh burg, pasi u kap me 21 kg kokainë, një pistoletë “Skorpion” dhe 6 milion paundë të konvertuar nga sasia e drogës[/caption]

 

[caption id="attachment_436618" align="alignnone" width="622"] Ilir Vakaj, Leonard Aga dhe Ilirjan Hasanaj u burgosën në shtator të këtij viti për pjesëmarrjen në një operacion trafikimi të të paktën 120 kg kokainë në Brighton[/caption]

 

[caption id="attachment_436614" align="alignnone" width="629"] Erald Mema, 33 vjeç, u dënua me 25 vjet burg në tetor si kreu i një bande që shiti kokainë të “pastërtisë së lartë”. Ai u kap me 560,000 paundë para të thata dhe 10 kg kokainë[/caption]

 

[caption id="attachment_436612" align="alignnone" width="615"] Luftërat Jugosllave në vitet ‘90 shkaktuan valën e emigrimit të shuëm shqiptarëve të Kosovës drejt Evropës Perëndimore[/caption]

 

 

Të këshilluara

Koment/ Gafa e Metës me Sorosin dhe Orbanin!

Në komentet e gjëra që bëri për këdo dhe për gjithçka, Ilir Meta doli shpesh nga petku presidencial, jo me kostum banje si të dielën e votimeve, por nga gjuha q...

16:09

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI