Flash

Nuk e ftoi në pagëzimin e djalit, babai i Meghan ka një mesazh për të bijën

Lapsi.al 8 July 2019
Nuk e ftoi në pagëzimin e djalit, babai i Meghan ka një mesazh

Në maj të 2018-ës, Thomas Markle nuk ishte i pranishëm në dasmën e së bijës me princin Harry-n, ndërkohë që së fundmi nuk ka pasur një ftesë as për pagëzimin e Archie.

Ndërkohë, ish-bashkëshortja e tij, Doria, ka qenë gjithmonë e pranishme.

Pas ceremonisë së pagëzimit, 74- vjeçari ka reaguar në një deklaratë për “DailyMail”, ku u shprehet se padyshim do ta kishte shijuar shumë pjesmarrjen në eventin mbretëror, gjithësesi i uron shëndet e të mira vogëlushit.

“Më kanë pyetur nëse do të më kishte pëlqyer të shkoja në Britani për të parë tim nip teksa pagëzohet… Unë kam qenë ndihmës i priftit kur isha 12, pjestar i konfirmuar i kishës së Mbretëreshës kur isha 14 dhe Archie është nipi im, kështu që sigurisht që do ta kisha shijuar shumë të isha atje gjatë bekimit, i uroj Archie-t dhe prindërve të tij shëndet dhe lumturi.”-ka thënë ai ndër të tjera.

Burimet për mediat e huaja bëjnë me dije pallati i Sussex-it i ka vendosur kusht Thomas-it se nëse do të shkelë atje për të parë nipin apo të bijën, duhet të sillet mirë kur flet për të në media. Dhe mesa duket po e realizon, pasi ky reagim është goxha diplomatik, krahasuar me atë që ai tha publikisht dy vite më parë për Meghan-in:

Të këshilluara

Gjendet i vdekur aktori i Disney

Eshtë cilësuar si ylli i Disney u bë i famshëm në serialet televize për fëmijë 'Jessie" dhe "The Descendants" Cameron Boyce ka ndërruar jetë në moshën 20 vjeçar...

16:30

Dua Lipa: E emocionuar për albumin e ri

Dua Lipa është shprehur se albumi i saj i ri do të vijë së shpejti. Ylli i popit tregoi se ndihej e nervozuar për albumin e ri në tapetin e kuq të Nordoff Ro...

16:00

2 Ton sjell projektin e ri muzikor (Video)

Reperi nga Ferizaj, 2 Ton, e ka nisur verën me një projekt të ri muzikor. “Ca Va” mban titullin kënga e tij e re, e cila është ritmike dhe verore.Muzka dhe tek...

15:00

Pas ndarjes, Adele me të dashur të ri

Ka vetëm pak muaj që menaxheri i këngëtares Adele ka konfirmuar lajmin e ndarjes së saj nga bashkëshorti. Më herët u përfol se ajo i kishte dhënë fund marrëdhë...

14:00

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI