Flash

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Le Monde këshillon Kadarenë në 100 shkrimtarët që duhen lexuar

Lapsi.al 9 July 2019
Le Monde këshillon Kadarenë në 100 shkrimtarët që duhen

 

Bashkë me të përditshmen e mbrëmjes le monde të së mërkurës është bashkëngjitur edhe një suplement i vecantë letrar që i këshillon lexuesve 100 romanet më të mirë që kritikët e kësaj gazete kanë evidentuar që prej krijimit të saj në 1946. « Në një botë ku alghoritmet duan të bëjnë ligjin ne po bëjmë zgjedhjen e subjektives », shkruan editoriali i këtij suplementi. Dhe kjo zgjedhje ka emra të mëdhenj të këtij shekulli, Kazanzaqis, Aragon, Jursenar, Graham Green, Pasternak, Kundera, Solzhenicin, Salman Rushdi etj.

Mes këtij suplementi që Lapsi.al e ka lexuar radhitet edhe shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare. Prej tij është përzgjedhur romani « Gjenerali i ushtrisë së vdekur » dhe ai është prezantuar me kritikën që Alen Boske i ka bërë në Le Monde në vitin 1970, 6 vite pas botimit. « Ajo që godet menjëherë është ironia fine e autorit, gjenerali i tij italian nuk është një karikaturë. Ai ka virtutet e tij, një nga të cilat është besimi gjysmak në misionin e vet, dhe të meta si përshembull indiferenca ndaj gjithckaje” shkruan Boske.

Natyrisht të përzgjedhësh vetëm disa shkrimtarë në mes më të mëdhenjve të globit është një punë e vështirë, prandaj Le monde e lexuar nga Lapsi.al, shkruan: “Lista jonë është fryt i debatave të forta, diskutimeve të zjarrta, sherrosjeve gjithashtu, na u desh të bëjmë zgjidhje të dhimbshme, të presi të përzgjedhim mes autorëve edhe me riskun e padrejtësisë”. Por në fund edhe “Gjenerali...” i Ismail Kadaresë gjendet mes kësaj plejade elitare.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI