Flash

Leonardo i hap rrugën shitjes së Neymar: "De Ligt nuk vjen, Neymar do largohet"

Lapsi.al 9 July 2019
Leonardo i hap rrugën shitjes së Neymar: "De Ligt nuk vjen,

Leonardo 'zbulon' strategjitë e Psg në një intervistë për Le Parisien. Drejtori Sportiv i kryeqytetasve e konsideron të pamundur ardhjen e De Ligt, duke i lënë të lirë rrugën Juventus: "Është një lojtar i madh, por nuk ishte moment i duhur për të bërë një investim të tillë". Portat e klubit francez happen ndërkohë për shitjen e Neymar, që nuk është prezantuar në grumbullimin e skuadrës, "por vetem me një ofertë që i lë të gjithë dakord".

De Ligt duket i destinuar të veshë fanellën bardhezi. Psg është tërhequr nga gara, ashtu si e ka bërë të ditur Leonardo: "Duhet të qetësohemi pak. Nuk i kemi 200 milionë euro për ti shpenzuar në këtë mënyrë". Ndërsa këmbimi në kuadratin e portës, Donnarumma për Areola, nuk duket se e josh sa duhet klubin francez: "Të marrim një portier? Nuk është prioriteti ynë, kemi katër lojtarë në këtë rol. Areola numri 1 vitin e ardhshëm? Duhet të presim pasi të bëhen zgjedhjet sportive. Nuk është moment për të folur".

Shumë e paqartë situata për Neymar: "Duhet të mbërrinte një ditë më parë, por nuk erdhi. E dinte se duhet të ishte këtu. Do studiojmë masat që duhen marrë, si do të bënim për këdo. U impenjua për institutin e tij, por nuk ishin datat e akorduara me klubin. Ka luajtur ndeshjen e fundit në 6 qershor. Pushimet ishin deri në 8 korrik. E nuk u prezantua”. Mbi dëshirën e lojtarit për tu larguar, me destinacion Barcelonën, drejtori sportiv i PSG është i qartë: "Kemi patur kontakte sipërfaqësore. Neymar mund të largohet nga Psg në prezencë të një oferte që i bind të gjithë. Por sot nuk e dimë kush e do e me cfarë cmimi. E gjithë kjo nuk mund të vendoset në një ditë".

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI