Flash

PSG i ashpër ndaj Neymar: gjobë për shkeljen e bonusit etik

Lapsi.al 9 July 2019
PSG i ashpër ndaj Neymar: gjobë për shkeljen e bonusit etik

Atmosferë e tensionuar mes Neymar dhe PSG: braziliani nuk u shfaq për tërheqjen stërvitore me pjesën tjetër të grupit dhe drejtuesit parizianë vendosën të zbatonin një sanksion të "bonusit etik" i pranishëm në të gjitha kontratat e lojtarëve.

Sipas raporteve të 'UOL Esporte', mosparaqitja për stërvitje hyn në rastet e shkeljes së shpërblimit etik, të vendosur nga shoqëria ndaj të gjithëve të teseruarve të saj si 'pjesë e një sistemi që kërkon të theksojë rëndësinë e institucionit, rreth vlerave që klubi synon të përfshijë".

Elemente të tjera të tilla si saktësia, respektimi i mediave dhe ndalimi i basteve në ndeshjet që kanë të bëjnë me klubin janë pjesë përbërëse e bonusit etik, i cili në rastin e Neymar arrin 375 mijë euro në muaj.

Pas fjalëve të ashpra të ditës së djeshme, Leonardo vendosi të mos e kursente bashkatdhetarin e tij: dënimi tashmë ishte zbatuar më parë te Verratti (i jepte makinës ndërsa ishte i dehur) dhe ndaj Rabiot (për mungesë angazhimi gjatë stërvitjes).

 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI