Flash

Quentin Tarantino : Këto filma më frymëzuan për “Once upon a time in Hollywood”

Lapsi.al 9 July 2019
Quentin Tarantino : Këto filma më frymëzuan për “Once

Quentin Tarantino zbuloi gjatë një interviste se cilët filma të viteve ’60-’70 e frymëzuan për të realizuar “Once upon a time in Hollywood”.

Mes shumë titujve të përmendur janë edhe “Mad Bomber” i Bert Gordon, me protagonist Vince Edwards (1973), “Barbarella” i Roger Vadim (1968), “Fantastic Voyage” i Richard Fleischer (1968), “El Verdugo” i Tom Gries (1969), “Cat Ballout” me Jane Fonda (1965) dhe “The Chase” (1966), me Marlon Brando, Robert Redford e Jane Fonda.

Lidhur me aktorët që e frymëzuan për protagonistin Rick Dalton, i interpretuar nga Leonardo Di Caprio, regjisori deklaroi: “Rick Dalton është ndërtuar nga shumë elemente të aktorëve të ndryshëm. Në të ka pak George Maharis, pak Edd Byrnes, Tab Hunter e Vince Edwards. Ishin të gjithë të pashëm, që e kaluan shumicën e karrierës së tyre me krehër në xhep. Por, më pas industria ndryshoi dhe rolet e protagonistëve nisën t’u jepeshin tipave androgjenë me flokë të shpupuritur, si Michael Sarrazin, Peter Fonda, Michael Douglas. Në këto vite, nëse një si Rick Dalton do të arrinte të merrte një rol, do të ishte ai i policit që ndiqte protagonistët”.

Të këshilluara

Lewis Hamilton, në një lidhje me modelen

Lewis Hamilton, pesë herë kampion në Formula 1, u pa në shoqëri të modeles së kompanisë Instagram, Zahra Elise. Britaniku u shfaq në festën e ditëlindjes së ...

17:35

Angeline Jolie pas aktrimit në modele

o është një nga aktoret më të bukura në Hollywood. Dhe Angelina Jolie dukej e mrekullueshme ndërsa modeloi për markën e parfumit Guerlain. Aktorja pozoi n...

15:45

Afrona publikon foton e parë nuse

Pas super propozimit në vitin 2017, këngëtari Blero Muharremi dhe partnerja e tij, Afrona Dika, do të kurorëzojnë me martesë dashurinë e tyre në shtator të këti...

12:34

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI