Flash

Champions/ "Ia dalim atje": Jasir Asani karikon Partizanin

Lapsi.al 10 July 2019
Champions/ "Ia dalim atje": Jasir Asani karikon Partizanin

Euforia është legjitime, sidomos pas një barazimi kundër një rivali të frikshëm si Qarabag. Në fjalët e Jasir Asanit, në qendër të zërave të merkatos pas një sezoni të jashtëzakonshëm me të kuqtë, ndihet kënaqësia për faktin se dolën kokëlartë nga stadiumi përballë tifozëve të shtëpisë: “Ishte një ndeshje shumë e vështirë. Dhamë maksimumin dhe ia dolëm. Barazimi është sukses i madh. Nuk u panë diferenca mes skuadrave. Ndeshjen e kthimit do i'a dalim atje".

Natyrisht pak më tepër kujdes, një gol i shënuar, do të kishte dhënë më shumë siguri në ndeshjen e kthimit në Baku dhe në analizën e numrit 10 evidentohen pikërisht mundësitë e humbura prej e tij e Çinarit: "Duhet të kemi më shumë përgjegjësi ne sulmuesit. Kemi pasur raste. Të kishte shënuar Çinari apo unë, ndeshja do ishte më ndryshe. Kujtoj edhe traversën dhe mendoj se nuk kishim fat. Shpresoj ta kemi në ndeshjen e kthimit", përfundoi shqiptaro-maqedonasi.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Me sytë katër

PAPARAZZI