Flash

CONMEBOL tjetër "padrejtësi" Messi: jashtë formacionit ideal të Kupa e Amerikës

Lapsi.al 10 July 2019
CONMEBOL tjetër "padrejtësi" Messi: jashtë formacionit
E ka përfunduar Kupën e Amerikës me një karton të kuq e shumë polemika. Ngushëllim i vakët vendi i tretë i arritur nga Argjentina e tij. Lionel Messi ishte protagonist, në negativ, i kompeticionit. Pak driblime, asnjë veprim deciziv e shumë ankesa kunddrejt arbitrave e CONMEBOL, me të cilin ka nisur një betejë të vërtetë. Sikur të mos mjaftonte, edhe pse mund të ishte e parashikueshme, me turneun të përfunduar, vjen një tjetr goditje nga ana e organizatorëve që kanë përcaktuar, me një staf teknikësh, skuadrën ideale të turneut. Ashtu si tregon profili zyrtar në Twitter i Kupës së Amerikës 2019, në fakt, CONMEBOL ka përzgjedhur 11 lojtarët më të mirë. Nuk është Messi dhe është vetëm një argjentinas, Paredes. Dominojnë natyrisht brazilianët me pesë lojtarë: Alisson, Dani Alves, Thiago Silva, Arthur ed Everton. Kompletojnë skuadrën Gimenez e Trauco në mbrojtje, Vidal në mesfushë dhe James Rodriguez e Guerrero në sulm.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI