Flash

Rapinoe, shuplaka e dytë për Trump: refuzon Shtëpinë e Bardhë, por jo Kongresin

Lapsi.al 10 July 2019
Rapinoe, shuplaka e dytë për Trump: refuzon Shtëpinë e
Polemika e Megan Rapinoe kundër Donald Trump vazhdon, aq sa kombëtarja e femrave - kampione e botës në Francë - do të ishte gati të refuzojë ftesën e mundshme të presidentit të Shteteve të Bashkuara. Por jo atë të Kongresit, duke qenë se senatori demokrat Chuck Schumer ka bërë të ditur se skuadra e ka pranuar ftesën e ardhur nga Ëashington. Kapitenia Rapinoe, për Cnn, ka bërë të ditur se nëse vjen ftesa nga Shtëpia e Bardhë (si vlerësim për Kupën e Botës të fituar në Francë) nuk do të shkojë. "Edhe vajzat e tjera me të cilat kam folur nuk do të shkojnë", ka thënë ajo. KRITIKA - "Ta shfaqësh skuadrën tonë si trofe do të ishte një mundësi për këtë administratë, nuk mendoj se për ne ka kuptim. E nuk arrij ta imagjinoj që një nga shoqet e mia të skuadrës dëshiron të jetë në atë pozicion". Nga Rapinoe ka ardhur edhe kritika e radhs për Trump: "Ai i dhënë prej tij është një mesazh përjashtimi kunddrejt personave si unë - ka nënvizuar kapitenia, mbështetëse krenare e cështjes LGBT - Ai ka detyrën si president të kujdeset për cdo person të këtij vendi e duhet të bëjë më të mirën për të gjithë". KOMPLIMENTAT E TRUMP - Donald Trump, ditë më parë, është komplimentuar me skuadrën në Tëitter. "Përgëzime skuadrës femërore të SHBA për fitoren e Kupës së Botës. Një lojë e mrekullueshme. Amerika është krenare për të gjitha ju!".

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI