Flash

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

DASH “shuplakë” qeverisë shqiptare për korrupsionin, tenderat dhe PPP-të

Lapsi.al 11 July 2019
DASH “shuplakë” qeverisë shqiptare për korrupsionin,

Raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit për “Klimën e Investimeve për 2019-ën” publikuar këtë të enjte është një shuplakë e fortë për qeverinë shqiptare. Qeveria amerikane e sheh me shqetësim situatën ekonomike në vend duke ngritur si shqetësime kryesore korrupsionin, mungesën e transparencës në tendera, zbatimin e dobët të kontratave si dhe peripecitë që heqin investitorët e huaj në Shqipëri të cilët e thonë troç se “Shqipëria është një vend i vështirë për të bërë biznes”.

“Investitorët e huaj përmendin korrupsionin, veçanërisht në gjyqësor, mungesën e transparencës në prokurimin publik dhe zbatimin e dobët të kontratave si probleme të vazhdueshme në Shqipëri. Zbatimi i reformës në gjyqësor është duke u vijuar, duke përfshirë edhe verifikimin e pasurive të pashpjegueshme të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Teksa gjyqtarë dhe prokurorë të shumtë janë shkarkuar nga një komision verifikimi për pasuri të pashpjegueshme ose lidhje të krimit të organizuar, investitorët e huaj e perceptojnë si një problem klimën e investimeve dhe thonë se Shqipëria mbetet një vend i vështirë për të bërë biznes” – citon lapsi.al në raportin e DASH.

Një tjetër kritikë e fortë e Departamentit Amerikan të Shtetit për qeverinë shqiptare është mënyra si ajo i lexon ligjet.

“Investitorët raportojnë shqetësimet e vazhdueshme si autoritetet përdorin ligjin dhe rregulloret e vështira për t’u interpretuar dhe jo konsistente, si mjete për të mënjanuar investitorët e huaj dhe për të favorizuar kompanitë e lidhura me politikën.

Rregulloret dhe ligjet që rregullojnë veprimtarinë e biznesit ndryshojnë shpesh dhe pa konsultime kuptimplota me komunitetin e biznesit. Pronarët e bizneseve dhe shoqatat e biznesit shpesh theksojnë se nuk kanë marrë njoftim, kohë ose mundësi të mjaftueshme për angazhim në ndryshimet rregullatore dhe legjislative” – thuhet në raportin e DASH që më pas citon se investitorët e huaj janë edhe nën presionin e politikës.

“Investitorët e mëdhenj të huaj raportojnë presion për të punësuar nënkontraktorë të lidhur me politika specifike dhe shprehin shqetësimin rreth përputhshmërisë me Aktin e Praktikave të Korruptimeve të Huaja gjatë operimit në Shqipëri” – citon lapsi.al raportin e DASH.

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit u jep një tjetër goditje prokurimeve të bëra nga qeveria që i quan korruptive ndërsa PPP-të sipas saj kanë hequr konkurrencën.

“Raportet e korrupsionit në prokurimet e qeverisë janë të zakonshme. Përdorimi në rritje i kontratave të Partneritetit Publik Privat (PPP) ka ngushtuar mundësitë për konkurrencë, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë duke përfshirë edhe investitorët e huaj. Analizat e dobëta kosto-përfitim dhe mungesa e ekspertizës teknike në hartimin dhe monitorimin e kontratave PPP janë shqetësime të vazhdueshme. Qeveria kishte nënshkruar më shumë se 200 kontrata PPP deri në fund të vitit 2018” – shkruan DASH, citon lapsi.al.

“Të drejtat e pronës mbeten një sfidë tjetër në Shqipëri, pasi titujt e qartë është të pronësisë janë të vështirë për t'u marrë. Ka pasur raste të individëve që manipulojnë sistemin gjyqësor për të marrë tituj të paligjshëm të tokës. Kompensimi për tokën e konfiskuar nga regjimi i mëparshëm komunist është i vështirë të arrihet dhe joadekuat. Agjencia e ngarkuar me heqjen e ndërtesave të ndërtuara në mënyrë të paligjshme shpesh vepron pa konsultime të plota dhe nuk ndjek procedurat” – shkruan DASH që vijon me të tjera kritika të forta për zvarritjet në krijimin e Zonave të Lira Ekonomike.

“Qeveria miratoi legjislacionin që krijon fusha të zhvillimit ekonomik teknik (TEDA), si zona të tregtisë së lirë. Zhvillimi i TEDA-s së parë, në Spitalle, Durrës, iu dha një konsorciumi të kompanive lokale në gusht 2017, por vetëm pasi tenderi dështoi tre herë. Zhvillimi i TEDA ende nuk ka filluar, pasi një nga ofertuesit ka kundërshtuar vendimin në gjykatë” – shkruan DASH që në fund citon raportin e Transparency International i Perceptimit të Korrupsionit 2018 që renditi Shqipërinë në vendin e 99-të në 180 vende me një rënie prej 8 vende nga viti 2017.

“Rrjedhimisht, Shqipëria tani perceptohet si vendi më i korruptuar në Ballkanin Perëndimor. Ndërkohë që është përmirësuar nga dy vende, deri në 63, në sondazhin e Bankës Botërore "Doing Business" të vitit 2019, Shqipëria vazhdoi të shënojë dobët në fushat e zbatimit të kontratave, regjistrimit të pronës, dhënies së lejeve të ndërtimit dhe sigurimit të energjisë elektrike” – citon lapsi.al raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI