Flash

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Debati për taksën e re/ A do rritet çmimi i naftës?

Lapsi.al 11 July 2019
Debati për taksën e re/ A do rritet çmimi i naftës?
Gjatë gjithë ditës sësotme opozita ka akuzuar qeverinë se do të grabisë sërish xhepat e shqipëtarëve duke rritur çmimin e naftës. Sipas denoncimeve qeveria do të vendosë një tarifë të re që do të përdoret për blerjen e sasisë së rezervës kombëtare të naftës që do të ruhet në depozita. Kjo tarifë ende e pa përcaktuar do të vendoset mbi çdo litër naftë që blejmëdhe konsumojmë. Por Ministrja e Financave Anila Denaj e ka mohuar krejtësisht një gjë të tillë. Në një postim në rrjetet sociale që është bërë Share, pra është konfirmuar edhe nga Edi Rama ajo ka shkruar:  “Kur e humbet debatin, i humburi kapet pas sajesave! Kjo m’u kujtua duke dëgjuar Lulzim Bashën që flet për rritje të taksës së karburantit. Një tjetër produkt i një fantazie gjithnjë e më shumë për të ardhur keq! S’ka rritje taksash, s’ka taksa të reja!”, shkruajti Denaj në Twitter. Po atëhere kujt i duhet besuar? Në këtë debat ka ndërhyë edhe deputeti demokrat Agron Shehaj që ka botuar faksimile (poshte) të projekt ligjit që i ka shkuar parlamentit. Lexo më tej:

Taksa mbi karburantet/ Ish-deputeti nxjerr zbuluar ministren: Po mashtroni, ja ku është fakti

Image Atë që parashikon projekti e ka shpjeguar media Nisma Thurje: "Në nenin 17, Pika 1, Nënpika 1.1 të P/ligjit "Për mbajtjen e rezervës shtetërore" përcaktohet që fondet për blerjen, ruajtjen dhe shpenzimet e tjera do të financohen nga një "Tarifë" që do të vendoset për çdo litër naftë që konsumohet nga qytetarët" ka . Më poshtë "Nisma..." ka bërë edhe sqarimin: "Në nenin 8 më ligji thotë që kjo tarifë do të paguhet në doganë nga kompanitë e importit të naftës. Dhe, rrjedhimisht, kompanitë, pasi ta paguajnë, do ta fusin tarifën (taksën) shtesë në çmimin e shitjes që do ta shesin naftën nëpër pikat e karburantit. Pra, nëse tarifa do të jetë (për shembull)10 lekë/ltr për vitin 2020. Kompanitë që sjellin naftë nga jashtë ose e blenë atë tek Armo për ta shitur në Shqipëri, do të paguajnë në llogari të doganës një vlerë prej 10 lekësh për çdo litër të blerë ose të sjellë në port. Ky 10 lekësh më pas, së bashku me TVSH 2 lek (20% e 10 lekshit), që së bashku bëjnë 12 lekë, do t'i shtohen çmimit aktual. Pra, nëse çmimi sot është 180 lekë/ltr, nëse tarifa për vitin tjetër nga KM do të jetë 10 lekë/ltr, çmimi i naftës në karburant do të shkojë minimalisht 192 lekë/ltr (sepse mund të rritet edhe pak më shumë). Nëse tarifa do të jetë 20 lekë/ltr, çmimi do të shkojë 204 lekë/ltr (180+24)". Pra deri më tani projektligji e ka të shkruar të zezë mbi të bardhë vënien e një tarife shtesë. Po atëherë si shpjegohet mohimi i qeverisë? Ata ose duan të fshehin kokën si struci duke thënë se kjo tarifë nuk është taksë, ose kanë planifikuar të tërhiqen nga projekti që ende nuk e kanë votuar si ligj. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI